Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jaka zhvillon takime në rajonin e Marche, Itali - Business Magazine Albania

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jaka zhvillon takime në rajonin e Marche, Itali

Nikolin Jaka

Kryetari i DHTI-Tiranë, z.Nikolin Jaka zhvilloi takime në rajonin e Marche-s në datat 21-22 prill 2023, saktësisht në qytetin e Ankonës, me Dhomën e Tregtisë së këtij rajoni, si edhe me Këshillin e Qarkut Rajonal të Marche-s në Ankona.

Delegacioni i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, i kryesuar nga Kryetari Nikolin Jaka, dhe i përbërë nga znj. Aris Tasho, drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Ylli Ujka, president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare në Itali, z.Albert Mecaj, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në rajonin e Marche-s, u prit në “Palazzo delle Marche” nga delegacioni i Presidentit Latini.

Nisur nga fakti që Shqipëria tashmë shihet si një treg me interes për rajonin e Marche-s, zv.presidenti Salvatore Giordano shprehu mbështetjen për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në lidhje me projektet e trajnimit ndërkufitar që përfshijnë studentë dhe sipërmarrës të rinj nga të dyja vendet.

Kryetari Jaka dhe Zëvendëspresidenti Giordano nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synon nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive në të dy territoret, duke marrë përsipër vendosjen dhe ruajtjen e kontakteve dhe dhënien e informacionit të ndërsjellë për çështje të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, veçanërisht në lidhje me politikat nxitese te investimeve dhe per zhvillimin e NVM-ve.

Gjatë takimit, u la edhe një ftesë e hapur për të mirëpritur drejtuesit e Dhomës së Tregtisë të Marche-s dhe sipërmarrësit e këtij rajoni, për të parë mundësit e vërteta të investimit në Shqipëri.

Lexo: Së shpejti revolucion me WhatsApp. Ja në sa telefona të tjerë mund të hapet njëkohësisht…

Vizita e kreut të DHTIT në Ankona u përmbyll me takimin në Këshillin e Qarkut Rajonal të Marche, ku z.Jaka u mirëprit edhe nga këshilltarja rajonale, znj.Lindita Elezi, arritjet e të cilës i përshkroi si një shembull pozitiv në përparimin e shqiptarëve në vendin fqinj duke u kthyer në modele suksesi.

“Ndërveprimi mes popujve i bazuar në nderim, respekt dhe integrim, besoj se është një vlerë në ndërtimin e të mirës shoqërore sepse ushqen një cikël të virtytshëm. Kjo është ajo që ndodhi edhe mes dy vendeve tona, të cilat sot e gjejnë veten duke bërë një hap të mëtejshëm në cilësi, së bashku, drejt të ardhmes”, u shpreh znj. Elezi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0