Kryeministri australian: Fikeni telefonin çdo ditë për pesë minuta, si pjesë e një mase sigurie kibernetike - Business Magazine Albania

Kryeministri australian: Fikeni telefonin çdo ditë për pesë minuta, si pjesë e një mase sigurie kibernetike

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, iu ka thënë banorëve se duhet t’i fikin telefonat e tyre inteligjentë së paku një herë në ditë për pesë minuta në kuadër të një mase të sigurisë kibernetike.
Albanese tha se vendi duhej të ishte vigjilent për të penguar rreziqet kibernetike, pasi njoftoi emërimin e koordinatorit inaugurues kombëtar të sigurisë kibernetike të Australisë

“Duhet të mobilizojmë sektorin privat, duhet të mobilizojmë edhe konsumatorët”, tha kryeministri të premten.

“Ne të gjithë kemi një përgjegjësi. Gjëra të thjeshta, fikeni telefonin çdo natë për pesë minuta. Për njerëzit që e shikojnë këtë, bëjeni atë çdo 24 orë, bëjeni ndërsa jeni duke larë dhëmbët ose çfarëdo që jeni duke bërë”.

Këshillat e qeverisë australiane nuk janë të reja. Në vitin 2020, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara lëshoi udhëzime të praktikave më të mira për sigurinë e pajisjeve celulare, të cilat përfshinin fikjen dhe ndezjen e telefonave inteligjentë një herë në javë për të parandaluar hakimet.

Ndonëse, një rindezje çdo ditë mund të duket një masë bazë, ekspertët besojnë se mund të ndihmojë, në disa raste.

Dr. Priyadarsi Nanda është një lektor i lartë në Universitetin e Teknologjisë në Sydney, i specializuar në zhvillimin e sigurisë kibernetike, i cili thotë se fikja dhe ndezja e rregullt e një telefoni mund të minimizojë rrezikun sepse mbyll me forcë çdo aplikacion dhe proces që funksionon në sfond që mund të monitorojë përdoruesit për qëllime të këqija ose të mbledhë të dhëna nga këta përdorues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0