KreoSpace, një projekt ideje, Marina Lusha na tregon rrugën që po ndjek për t'u ngritur - Business Magazine Albania

KreoSpace, një projekt ideje, Marina Lusha na tregon rrugën që po ndjek për t’u ngritur

KreoSpace

Marina Lusha, themeluesja e KreoSpace, e cila u prezantua në Women Startup Competition, shpreh vlerësime për hapsirën e krijuar në këtë kompeticion si dhe në konkurset e tjera që ka marrë pjesë. Ajo na tregon për iniciativën inovative që synon të ndryshojë mënyrën si përdoruesit përjetojnë hapësirat e tyre të punës. Marina do të na tregojë më shumë rreth motivacionit dhe inspirimit për të filluar këtë projekt, si dhe sfidat dhe hapat e arritjeve në rrugën drejt krijimit të një mjedisi të ri dhe të përshtatshëm për kohën tonë.

 

Kur vendosët të themeloni startup-in tuaj, çfarë ju motivon në këtë sipërmarrje?

Ideja ka ardhur që në vitin e parë kur unë fillova të punoja në një zyrë tipike. Ndieja dëshirën për të mos qenë e kufizuar me mure dhe orare. Pas pandemisë u përforcua më tepër si ide. Me shtimin e alternativave të punësimit në distancë, dhe “vendet e treta”, siç i quan sociologu Ray Oldenburg, pra hapësirat që krijojnë komunitete, përtej shtëpisë apo zyrës. Kjo më motivoi të krijoja një hapësirë alternative pune, ku kombinohet një mjedis profesional me natyrën dhe që nxit krijimin e një komuniteti.

Cili është misioni dhe vizioni juaj?

 Pavarësisht se KreoSpace është akoma një projekt ide, misioni kryesor është krijimi i mjediseve inovative pune, që nxisin produktivitetin dhe kreativitetin. Vizioni ynë është krijimi i disa vendndodhjeve të këtyre hapësirave si njësi ekologjike duke promovuar ekuilibrin e punës dhe jetës. 

Cilat janë sfidat kryesore që keni hasur në fillimet tuaja dhe si po i përballoni?

Sfida kryesore është fillimisht gjetja e vendndodhjes së duhur, që të jetë dhe lehtësisht e asksesueshme nga njerëzit, por edhe pranë hapësirave të gjelbërta.

Cila është faza e startup-it tuaj, çfarë po bëni aktualisht? Cilat kanë qenë hapat kyçe në këtë rrugëtim?

Ky startup është në fazat e para të krijimit. Ndër hapat e parë të rrugëtimit janë zgjerimi i skuadrës, sigurimi i vendndodhjes se parë dhe ndërtimi i një komuniteti.

KreoSpace

 

Cilat janë vlerat dhe besimet që ju udhëheqin në sipërmarrje?

Ne vlerësojmë inovacionin dhe krijimin e komunitetit, mbështesim qasjet ekologjike dhe besojmë që krijimi i hapësirave të tilla mund të kenë një ndikim pozitiv në një qytet të madh si Tirana, apo dhe vendeve të tjera.

Çfarë zgjidhje ofroni në treg për klientët tuaj?

KreoSpace ofron ambjente alternative pune, ambjente për takime, apo workshope të vendosura në njësi me gjurmë minimale në tokë, pranë hapësirave të gjelbërta. Këto njësi kanë çdo komoditet të nevojshëm si në një zyrë tipike, mobilimin e përshtatshëm, internetin e shpejtë dhe ndriçimin natyral patjetër. 

 

KreoSpace

 

Si po ndikon ndryshimi i teknologjisë dhe i tregut në sipërmarrjen tuaj?

Teknologjia ndikon pozitivisht në këtë startup, pasi ka mundësuar lehtësisht opsionin e punës në distancë. 

Gjithashtu ndryshimet në treg, si rritja e kërkesës për mjedise pune fleksibël, dëshira për të punuar gjithnjë e me tepër si nomad digjital, ndikojnë pozitivisht duke rritur interesin për të qenë pjesë e këtyre hapësirave.

Cilat janë planet tuaja për rritje të ardhshme dhe strategjitë për t’i arritur ato?

Planet tona për rritjen në të ardhmen përfshijnë zgjerimin e vendndodhjeve, zhvillimin e programeve të abonimit, ndërtimin e partneriteteve strategjike si dhe ndërtimin e strukturave të gatshme për kompani të përmasave të mëdha. 

Çfarë ju bën më të lumtur në sipërmarrjen që keni nisur?

Ajo që më bën të lumtur është fillimisht mbështetja që ka patur si projekt ide nga Women Startup Competition 2024 dhe disa konkurse të tjera ku kam marrë pjesë dhe mendimi se hapësira të tilla vërtetë mund të kenë një impakt pozitiv në jetën e punonjësve. 

Çfarë synoni të realizoni në 3 vitet e ardhshme?

Në 3 vitet e ardhshme synojmë të vëmë në zbatim krijimin e këtyre njësive në vendndodhje të ndryshme si dhe zhvillimin e një programi abonimi fleksibël. Synojmë të zbatojmë gjithmonë praktika ekologjike dhe të nxisim angazhimin komunitar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0