Kredi personale për të investuar, a është ide e mirë?

Kredi personale për të investuar, a është ide e mirë?


Të ndërtosh një pasuri fillon me bërjen e investimeve solide, por si mund t’ia arrini nëse nuk keni shumë para? Mund të thyeni derrkucin tuaj por një opsion tjetër është të merrni një kredi personale. Të huazosh para për të investuar mund të ta shpërblejë nëse e dini se çfarë po bëni, por nuk është fare pa risk. Nëse po mendoni të merrni një kredi personale për të luajtur në treg, ja se çfarë duhet të merrni në konsideratë.

1. Kontrolloni përqindjet e kredisë 

Para se të nisni me investime në aksione, duhet të dini se çfarë norme interesi po ofron hudhënësi juaj i parave. Të fitoni kthime të larta nga investimet tuaja nuk do jetë ndonjë gjë shumë e mirë nëse një pjesë e fitimeve do t’i shkojnë bankës. Nëse përqindja e interesit është më shumë se gjysma e kthimit të investimit tuaj, nuk do të fitoni shumë para.

2. Peshoni pagesat

Idealja është që, nëse ju merrni një kredi për të investuar, qëllimi është të keni kthime në baza të rregullta në mënyrë që të paguani në mënyrë të rregullt atë që morët hua. Nëse bëni investime afatgjata mund të prisni shumë kohë deri në kthim. Nëse ndodh kështu, është e rëndësishme që të siguroheni që mund të përballoni pagesat e huave ndërkohë.

Kjo është në mënyrë të veçantë e rëndësishme nëse keni edhe borxhe të tjera për të paguar, si kredia studentore ose hipoteka. Nëse vonoheni në pagesat e kredisë personale, mund të zhyteni në probleme serioze financiare. Huadhënësi mund të konfiskojë kolateralin tuaj ose t’ju padisë dhe nëse fiton, rroga juaj mund të jetë një gjë shumë e vogël.

Në skenarin më të keq, ju mund t’ju duhet të firmosni falimentimin për të dalë nga lëmshi. Kështuqë duhet të siguroheni që këstet e kredisë nuk do t’ju vendosin në një detyrim financiar.

3. Studioni performancën e investimit

Të katapultohesh në tregun e investimeve pa bërë kërkime nuk është një ide e mirë, veçanërisht kur po e bëni me para të marra hua. Nëse ia këni vënë syrin një lloji të caktuar aksionesh ose fondi të përbashkët, duhet të shikoni se si kanë performuar që nga koha respektive e themelimit, dhe jo vetëm të studioni performancën e muajve të fundit.

Vetëm sepse disa aksione po shkojnë mirë deri tani nuk do të thotë se do të përformojnë mirë pas 6 muajsh. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, do të përfundoni duke humbur para. Dhe edhe një investim me performancë solide nga e kaluara nuk garanton se do vazhdojë me të njëjtën performancë.

4. Vlerësoni riskmarrjen 

Nëse nuk i kushtoni fare rëndësi lajmeve, atëherë mbase e dini se tregu ndryshon sa hap e mbyll sytë. Nëse mendoni të përdorni një kredi për të investuar me të, sa mirë do ishit në gjendje t’i metabolizonit të ulurat dhe të ngriturat e tregut? Disa njerëz marrin më shumë risk për të fituar më shumë, por nëse nuk jeni njëri prej tyre, kredimarrja për të investuar mund të mos jetë zona juaj e rehatisë.

5. Rishikoni tarifat

Së bashku me interesat që paguhen, huadhënësit mund të ngarkojnë tarifa të caktuara kur merrni një kredi personale. Edhe nëse bëhet fjalë për pak dollarë në muaj, çdo qindarkë ka rëndësi në termat e kthimit tuaj.

Përveç tarifave të huamarrjes, duhet të mendoni gjithashtu se sa do të kushtojë investimi vetë. Nëse blini aksione nëpërmjet një brokeri online, për shembull, duhet të paguani një komision për çdo transaksion të kryer. Fondet e përbashkëta i mbulojnë vetë këto tarifa.

6. “Vija e finishit”

Të përdorësh një kredi personale për të investuar mund të jetë një lojë e rrezikshme “kumari” dhe përfundimisht nuk mund ta bëjnë dot ata që kanë një zemër “të dobët.” Para se të bëni lëvizjen e madhe, është mirë të analizoni, avantazhet dhe disavantazhet e nga çdo cep i mundshëm për t’u siguruar se çfarë të fitoni dhe çfarë mund të humbisni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0