Maqedonia renditet e 10-ta dhe Shqipëria është e vetmja nga vendet e SEE që përmirësoi renditjen e saj krahasuar me vitin 2018, sipas të dhënave të Doing Business 2019. “Republika e Maqedonisë e ka bërë procesin e lejeve të ndërtimit më pak të kushtueshëm duke ulur taksat për zhvillimin e tokës,” sipas raportit.
Lexoni: Dashuritë e Lulzim Veliut, Kosova dhe biznesi “Smart home”
Destinacioni i dytë më i mirë për të bërë biznes në Europën Juglindore është Sllovenia, e cila renditet e 40-ta, tre vende më lart nga viti i kaluar, e ndjekur nga Kosova në vendin e 44, Moldavia, 47 dhe Serbia, 48. Nga Europa Juglindore, Kosova renditet si vendi më i mirë për fillimin e një biznesi në vitin 2019, renditet e 13-ta, pasuar nga Moldavia, 14, Sllovenia, 38 dhe Serbia, 40, sipas raportit.
“Rezultatet e këtij viti tregojnë qartë angazhimin e qeverisë në shumë ekonomi, të mëdha dhe të vogla, për të ushqyer sipërmarrjen dhe ndërmarrjen private,” tha Rita Ramalho, Menaxhere e lartë e Grupit Global të Treguesve të Bankës Botërore, e cila nxjerr raportin.
Në dy apo tre vitet e fundit, “të gjitha tregjet e mëdha në zhvillim – të tilla si Kina, India, Nigeria, Afrika e Jugut, Indonezia dhe Rusia – janë në këtë axhendë,” tha Sylvia Solf, kreu i Njësisë Këshillëdhënës të Reformës së Grupit të Bankës Botërore , i cili këshillon qeveritë për mënyrat se si të përmirësojnë mjedisin e biznesit. “Fakti që ata po e bëjnë këtë është domethënës.”
Indeksi i mat reformat në 11 fusha: fillimi i një biznesi, marrja e lejeve të ndërtimit, marrja e energjisë elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredive, mbrojtja e investitorëve të pakicave, pagesa e taksave, tregtimi përtej kufijve, zbatimi i kontratave, zgjidhja e pagesës së borxheve dhe rregullimi i tregut të punës.
Kjo reformë po e bën më të lehtë fillimin e një biznesi. Më shumë se një e katërta e ekonomive bënë pikërisht këtë në vitin 2017/18. Tani duhet një mesatare prej 20 ditësh dhe kushton 23% e të ardhurave për frymë për të filluar një biznes, krahasuar me 47 ditë dhe 76% të të ardhurave për frymë në vitin 2006. 13 nga 20 ekonomitë e para kanë të paktën një procedurë që mund të përfundojë online në gjysëm dite.
Lexoni: Kode Labs e Detroit blen kompaninë Kosovare të teknologjisë ZAG Apps
Doing Business 2019 është i 16-ti në një seri raportesh vjetore që matin rregullorët që rrisin aktivitetin e biznesit dhe ato që e kufizojnë atë. Doing Business paraqet tregues sasiorë mbi rregullat e biznesit dhe mbrojtjen e të drejtave të pronës që mund të krahasohen në 190 ekonomi, nga Afganistani në Zimbabve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto