Konfindustria: 67% e bizneseve pro taksës së sheshtë - Business Magazine Albania

Konfindustria: 67% e bizneseve pro taksës së sheshtë

Konfindustria

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë ka përpunuar dhe paraqet përfundimet e modulit të dytë të sondazheve me bizneset, lidhur me programet ekonomike të partive politike të paraqitura me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Sondazhet kanë përfshirë periudhën Shkurt- java e parë e marsit 2021. Në vlerësim janë përfshirë 143 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhenj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan. Sektorët janë industri, prodhim, shërbime, agroindustri, etj, që punojnë  në  kushtet e tregjeve të hapura konkurrenciale. Në sondazhe nuk janë  përfshirë biznese, që  punojnë në kushtet e tregjeve të  mbyllura, me konkurrencë  të  kufizuar, përfitues të PPP, konçesioneve, liçenca të privilegjuara shtetërore, etj.

  • Pyetjes së parë të sondazhit të modulit të dytë, nëse mbështesin taksën e sheshtë 9% të propozuar nga opozita, ose taksën progresive në rritje, duke filluar nga 15% të pozitës dhe/ose asnjërën prej tyre, përgjigjet e bizneseve ishin si më poshtë ;
    • 67% e bizneseve mbështesin zbatimin e taksë së sheshtë 9%
    • 33% e bizneseve u shprehen me besim të ulët dhe/ose nuk mbështetnin asnjërën prej propozimeve partiake

Lexo: Regjistrohuni falas në panairin virtual ekskluziv me temë: “Studio, Puno & Jeto në Mbretërinë e Bashkuar”

  • Pyetjes së dytë të sondazhit, nëse duhet të zbatohen të  njëjtat politika fiskale taksimi përkatësisht për: – kategoritë  e bizneseve, që punojnë në  kushtet e tregjeve të hapura dhe konkurrenciale dhe – kategorisë së bizneseve, që  punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurrencë  të pamjaftueshme, përfitues të PPP, konçesioneve, etj. përgjigjet ishin si më poshtë:
    • 71% e bizneseve ishin kundër përdorimit të politikave fiskale të njehësuara
    • 29% e bizneseve u shprehën për politika fiskale të njehësuara  

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë do të vazhdojë të publikojë të dhënat e moduleve të tjera të sondazheve të kryera me bizneset, lidhur me brendinë e programeve ekonomike të paraqitura nga partitë politike me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0