Kompania e orëve botërore tashmë vjen edhe në Kosovë - Business Magazine Albania

Kompania e orëve botërore tashmë vjen edhe në Kosovë


CASIO – kompania e madhe japoneze e orëve dhe produkteve të tjera shumë të suksesshme, ka ardhur në Kosovë, me modelet e G-Shock, BabyG, Edifice, Sheen, ProTrek dhe Casio Collection. Tani në tregun kosovar do të mund të blihen të gjitha modelet e orëve të CASIO, të cilat njihen për cilësinë dhe fortësinë e tyre, ndërsa shumica janë rezistente ndaj ujit, dridhjeve dhe shumë faktorëve ndaj të cilëve ekspozohen shumica e orëve të tjera.

Në një event zyrtar ku kanë marrë pjesë shumë individë dhe biznese kosovare, është bërë hapja zyrtare e markës së orëve CASIO në Kosovë, pas 187 vendeve tjera në të cilat Casio ofron produktet e saj. Përfaqësuesi zyrtar për Casio në Kosovë është rrjeti më i madh kosovar i orëve dhe syzeve, iAs Group, e cila përfaqëson edhe 26 marka tjera të njohura botërore të orëve dhe syzeve në tregun tonë. iAs do të ofrojë të gjitha modelet e linjave si G-Shock, BabyG, Edifice, Sheen, ProTrek dhe Casio Collection.

Me mbi 11,000 njerëz të punësuar në gjithë botën, CASIO është një lojtar i madh në tregun botëror të orëve, ndërsa vetëm vitin e kaluar kompania japoneze ka arritur të bëjë mbi 2.6 miliardë euro qarkullim me modelet e shumta të orëve të saj. Deri në Mars të vitit të kaluar, Casio ka shitur më shumë se 1.4 miliardë njësi të orëve të saj, ndërsa nga ky total mbi 87 milionë njësi kanë qenë nga linja G-SHOCK. Rreth 70 % të shitjeve Casio i ka realizuar në tregjet perendimore, jashtë vendit të saj të origjinës – Japonisë.

 burimi: telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0