Kompania Chobani, një shembull se si bizneset duhet të kontribojnë në mirëqenien kombëtare - Business Magazine Albania

Kompania Chobani, një shembull se si bizneset duhet të kontribojnë në mirëqenien kombëtare


Chobani, kompania me vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë dhe marka më e shitur e kosit grek në SHBA, ka njoftuar se ka dhuruar fonde për të mbuluar borxhin e papaguar prej 77,000 dollarësh të drekës, për nxënësit e shkollave publike Warwick.

Lexoni: Themeluesi i Chobani tregon 4 sekrete për suksesin

Gjëja e fundit që fëmijët duhet të shqetësohen është nëse kanë për të ngrënë një drekë të ngrohtë në shkollë dhe turpi që ata mund të ndiejnë nëse shokët e tyre të klasës e kuptojnë se nuk mund të përballojnë për të ngrënë një drekë në shkollë,” vuri në dukje Chobani në një njoftim për shtyp, duke shtuar se ata po punojnë “për të sjellë vëmendjen ndaj krizës kombëtare të pasigurisë ushqimore në mesin e nxënësve” të cilët ndjekin Shkollat ​​Publike të Warwick. Chobani gjithashtu do të dhurojë kos në komunitetin përreth.

Ndërsa Departamenti i Shkollës kishte planifikuar të shërbente vetëm sanduiçë me xhelatinë dhe gjalpë luledielli për nxënësit që kishin borxhe për drekën, Angelica Penta, një pronare e frustruar e restorantit, kohët e fundit donte të dhuronte fonde për të ndihmuar, por departamenti refuzoi paratë, duke thënë se, “nuk ishte në pozitë të veçonte ose të identifikonte nxënësit që duhej të zgjidheshin për një reduktim të borxhit të drekës duke përjashtuar të tjerët“.

Kreu i Komitetit të Shkollës Karen Bachus më vonë publikoi ​​një deklaratë zyrtare, duke vënë në dukje se Komiteti i Shkollës, së bashku me Nënkomitetin e Politikave të qytetit, kohët e fundit kanë rishikuar politikën e drekës në shkollë, “me interesin më të mirë të nxënësve tanë në mendje”.

Gjithashtu është në plan që të votohet për një ndryshim që do t’ju lejojë të gjithë fëmijëve që të zgjedhin të hanë çfarë të duan pa marrë parasysh paratë që u detyrohen.

Bachus shtoi se ata po punojnë në mënyrë që të pranojnë donacione duke i shpërndarë ato në mënyrë të barabartë. Ekzistojnë rreth 1.653 familje me borxhe për drekën, që arrijnë shumën 77,000 dollarë.

Ndërsa Komiteti i Shkollës shqyrton vendimin, Penta vazhdon të mbledhë donacione në dy restorantet e saj, duke përfshirë Mike & Gel’s Pizza në Warwick dhe Gel’s Kitchen në West Warwick. Një llogari GoFundMe u krijua për të ndihmuar, duke mbledhur më shumë se 49.000 dollarë deri të enjten pasdite.

Chobani gjithashtu inkurajon bizneset e tjera për t’u bashkuar me ta “në këtë luftë” për të ndihmuar nxënësit, si dhe prindërit e tyre. “Si prind, ky lajm më thyen zemrën. Për çdo fëmijë, të ushqyerit duhet të jetë një e drejtë, jo privilegj. Kur fëmijët tanë janë të fortë, familjet tona janë më të forta,” tha Hamdi Ulukaya, i cili është themeluesi dhe CEO i Chobani: “Dhe kur familjet tona janë të forta, komunitetet tona janë më të forta. Biznesi mund dhe duhet të bëjë pjesën e tij për të zgjidhur krizën e urisë në Amerikë dhe për të bërë pjesën e saj në komunitetet që ata i quajnë shtëpi”.

Lexoni: Refugjatët, suksesi i një kompanie miliarda dollarëshe si Çobani

Kjo çështje ka fituar vëmendjen kombëtare në të gjithë vendin, si dhe shumë media e kanë raportuar si pjesë të mbulimit të tyre. “The Talk” në CBS premtoi një donacion prej 40,000 dollarësh pas raportimit të çështjes nga mediat.

burimi: turnto10.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0