Koha para ekranit të telefonave është varësi apo çrregullim? - Business Magazine Albania

Koha para ekranit të telefonave është varësi apo çrregullim?

Është e padiskutueshme që shumë prej nesh kalojnë pjesën më të madhe të jetës para ekraneve qofshin këto TV, kompjuterë dhe veçanërisht telefonave. Në fakt, 31% e të rriturve dhe 46% e adoleshentëve thonë se janë në internet “pothuajse vazhdimisht”, sipas Pew Research Surveys.

Varësia nga interneti nuk është një diagnozë klinike zyrtare. Ka ende shumë pyetje nëse ajo kualifikohet si një çrregullim i shëndetit mendor më vete ose nëse duhet të konsiderohet pjesë e një gjendjeje tjetër të shëndetit mendor gjithashtu ka edhe pyetje se si ta përcaktojmë, ta masim, ta testojmë dhe ta trajtojmë atë.

Megjithatë, shumica e ekspertëve pajtohen se pavarësisht nëse është një “varësi” e vërtetë apo diçka tjetër, koha e tepërt para ekranit të telefonit dhe jo vetëm, mund të ketë efekte të këqija, veçanërisht për fëmijët . cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0