Kjo grua 55-vjeçare ka ndryshuar historinë dhe ka bërë 140 milionë $


Ka qenë një ditë e mirë për Therese Tucker.

Ajo sapo theu kufirin maksimal, si gruaja e parë themeluese/CEO për të udhëhequr një kapital që mbështet startup-in e Los Angeles pas një oferte publike fillestare, sipas Los Angeles Times ‘Dave Paresh.

Dhe kjo është një IPO shumë e respektuar.

Blackline, e cila ofron software cloud, ka rritur çmimin e saj IPO të enjten për 17 $, mbi një gamë fillestare të synuar prej $ 13- $ 15.

Të premten në mëngjes, aksionet u hapën me $ 24,52, një rritje prej 44%. Aksionet tregtare ishin rreth $ 23.31 në mesditë, duke i dhënë kompanisë një vlerë tregu prej 1.15 miliardë dollarësh.

Blackline kishte planifikuar ngritjen me rreth $ 100 milionë, por me rritjen e çmimit të aksionit u ngrit në 146 milionë $.

“E vështirë, poshtëruese dhe e frikshme”

Ky është një sukses epik për Tucker, e cila themeloi BlackLine rreth 15 vjet më parë dhe luftoi fuqishëm në vitet e para. Ajo mendoi se do të  shkonte drejt falimentimit, tha ajo për Business Insider.

“Financova kompaninë deri në vitin 2013, dhe ka pasur disa raste shumë të vështira,” tha ajo. “Përfundova duke vënë në dispozicion për të çdo gjë që kisha. Së pari investova nga mundësitë e mia, nga kompania ime e mëparshme. Pastaj nga depozitat e llogarive  bankare. U thashë fëmijëve të mi, nëse do kisha akses në fondet e tyre të kursimeve të kolegjit, ndoshta do i merrja dhe ato gjithashtu. Së dyti hipotekova shtëpinë time. Maksimizova borxhin nga kartat e kreditit. Ju luta miqve të mi për të mbuluar listën e pagave. ”

“Ishte e vështirë, poshtëruese dhe e frikshme. Mendova, ‘Oh zot, do të jem një grua në të 40-tat, e cila ka falimentuar dhe po fillon nga e para,” tha ajo për vitet 2005.

Pika e kthesës ndodhi në vitin 2007, kur ideja e ‘cloud computing’ ishte akoma në fillesat e saj. Ajo dhe ekipi i saj vendosi të lërë pas modën e software-ve të vjetër dhe filloi të shiste shërbimim ekskluzivisht përmes cloud.

“Ishte një vendim shumë i frikshëm në atë kohë,” tha ajo.

E mbani mend 2007? Ky ishte viti kur iPhone i parë doli në treg. Shërbimet Web të Amazon ishin vetëm një vjeç. Adobe nuk do të kishte të njëjtin vendim për gjashtë vite të tjera dhe  kishte akoma diskutime për Adobe, gjithashtu.

Por doli të jetë një lëvizje tepër e zgjuar. Kur ekonomia “u deh” në vitin 2008, kompanitë nuk donin më të blinin software të mëdhenj dhe të shtrenjtë. Ata donin cloud software të përballueshëm, që paguheshin çdo muaj.

Biznesi u rrit aq shumë sa që në vitin 2013, BlackLine i çoi të ardhurat në 38 milionë $ dhe kompania private e kapitalit Silver Lake Sumeru investoi, duke blerë shumicën e aksioneve për 220 milionë $, sipas PitchBook.

Tucker qëndroi si CEO dhe vazhdoi të jepte zemrën dhe shpirtin e saj në kompani. Por ajo kurrë nuk kishte për t’u shqetësuar për falimentimin përsëri. Dhe ajo nuk mund të thoshte mjaft për Silver Lake Sumeru si një partner.

Deri në vitin 2015, të ardhurat vjetore të Blackline ishin 83.6 milionë $, me një humbje neto prej 10.8 milionë $.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, të ardhurat ishin 55.6 milionë $, me humbje në rritje në 16.9 millionë $.

Tucker ende zotëron rreth 13% të kompanisë – ose 6,372,000 aksione që, në 23 $, janë me vlerë 146.600.000 $.

Ky është një tjetër IPO i teknologjisë i suksesshëm në një vit që ka parë pak oferta publike. Por investitorët mbështeten përsëri tek IPO.

Një Ofertë Fillestare Publike ose IPO (Initial Public Offering)* është shitja e parë e aksioneve nga një kompani për publikun.

 

burimi: BusinessInsider

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale