Kjo është mënyra më e zgjuar për t’iu përgjigjur email-it kur nuk e dëshironi një punë - Business Magazine Albania

Kjo është mënyra më e zgjuar për t’iu përgjigjur email-it kur nuk e dëshironi një punë


Nëse jeni me fat, do të keni pasur rekrutues që iu kanë kontaktuar me anë të postës elektronike ose LinkedIn.

Nëse ndodh që të kërkoni ose iu hapet një punë apo mundësi e re, përgjigja është e qartë: Kur mund të marrin në telefon?

Lexoni: Rekrutimi: Ana tjetër e medaljes. Rregullat e mia për të dalluar një punëdhënës të keq

Por nëse jeni të lumtur në pozicionin tuaj aktual dhe nuk po kërkoni, çfarë duhet të bëni? Në një postim në LinkedIn, Monika Arora, një menaxhere HR në “Rhiti Sports Management” në New Delhi të Indisë, theksoi një histori që mund t’ju japë një ide.

Pasi Arora iu drejtua një kandidati të mundshëm për një rol që ajo përpiqej ta mbushte, ajo mori përgjigjen e mëposhtme:

“Hej Monika, faleminderit për komunikimin, por unë nuk jam duke kërkuar për një pozicion të ri për momentin. Megjithatë jam i gatshëm për të parë nëse mund të rekomandoj njerëz të përshtatshëm për pozicionin.”

Scott Wintrip, autor i “High Velocity Hiring: How to Hire Top Talent in an Instant” dhe themelues i grupit “Wintrip Consulting“, thotë se mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur një rekrutuesi apo menaxheri punësimi për një pozicion që nuk ju intereson është mirënjohja dhe ndershmëria, e ndjekur nga një pyetje.

Së pari, falënderoni rekrutuesin për interesin e tyre duke thënë diçka si: ‘Unë e vlerësoj që më keni identifikuar mua si një kandidat potencial. Jam i nderuar,’ tha ai për Business Insider. “Pastaj, jepni një përgjigje të sinqertë dhe të thjeshtë rreth interesit tuaj. “Nuk po e shoh të arsyeshme për të bërë një ndryshim tani “, ose” Po kërkoj diçka të ndryshme nga ajo që iu ofroni.” Së fundi, pyesni se kush mund të jetë një referim i mirë dhe se si këta individë mund të kontaktojnë rekrutuesin apo menaxherin.

Wintrip tha se rekrutuesit dhe menaxherët e burimeve njerëzore shpesh injorohen, që do të thotë që njerëzit, të cilët nuk i injorojnë ata mund të qëndrojnë gjatë në mendjen e tyre.

“Ata do të kujtojnë ekstremet – ata që janë jashtëzakonisht të vrazhdë apo të dobishëm,” tha ai. “Të jesh i dobishëm është si paraja në bankë, fitim interesi dhe përfundimisht pagim i dividentëve në të ardhmen.”

Lexoni: Doni të zgjeroni ekipin tuaj? Ja ku mund të gjeni personat e duhur

Dhe çfarëdo që të bëni, mos u tregoni i pasjellshëm. “Asnjëherë nuk i dihet se kë njihni dhe çfarë mund t’iu ofrojnë në të ardhmen,” tha Wintrip. “Një qasje e ndershme dhe e mirë ju ndihmon të ndërtoni një komunitet që do të jetë atje kur të keni nevojë për të.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0