Këto vende i kërkojnë Google të heqë shumicën e përmbajtjes të publikuar për to - Business Magazine Albania

Këto vende i kërkojnë Google të heqë shumicën e përmbajtjes të publikuar për to


Çdo vit, motori i kërkimit merr qindra kërkesa nga qeveritë në të gjithë botën duke kërkuar që përmbajtja në platformat e Google, qoftë një postim në blog, video në YouTube ose diçka tjetër, të hiqet. Këto kërkesa erdhën në formën e urdhrave të gjykatës, kërkesave me shkrim, etj.

Lexoni: Rusia i ka akuzuar Google dhe Facebook për ndërhyrje në zgjedhje

Duke përdorur të dhënat e Google, faqja e kërkimit Comparitech regjistroi rreth 115.301 kërkesa që motori i kërkimit ka marrë midis Korrikut të vitit 2009 dhe Korrikut të vitit 2018 dhe arsyet e përmendura për heqjen e materialeve.

Shumica e arsyeve që qeveritë kishin përmendur ishin të lidhura me sigurinë kombëtare dhe shpifjet, raportoi Google, duke shtuar se vlerëson secilën kërkesë, por nuk është e nevojshme që të bjerë dakord me të gjitha ato.

Më poshtë BusinessMag ju sjell 19 vendet që bënë më shumë nga këto kërkesa dhe arsyet pse ata i bënë ato:

Pakistani — 292 kërkesa, me më shumë se gjysmën që citojnë krimet fetare.

Hollanda – 304 kërkesa, me arsyen më të njohur që janë shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë.

Australia – 393 kërkesa. Arsyeja më e njohur ishte shpifja.

Tajlanda – 575 kërkesa, me shumicën dërrmuese (94,96%) duke cituar kritikat ndaj qeverisë.

Vendi ka gjithashtu ligje të rrepta rreth tradhëtisë, gjë që e bën atë një vepër penale në lidhje me fyerjet, shpifjet apo kërcënimet ndaj çdo anëtari të familjes mbretërore.

Kina – 627 kërkesa, me shumicën e kërkesave që përmendin dhunën.

Kina, e cila censuron të gjithë përmbajtjen që fyen Partinë Komuniste, është e ulët në këtë listë me gjasa, sepse Google u ndalua të vepronte në vend në vitin 2010 dhe për këtë arsye nuk përdoret gjerësisht nga qytetarët.

Sipas Google, Kina filloi të rrisë kërkesat e saj për heqjen e përmbajtjes në lidhje me pakicën etnike të Uighur të shtypur në vitin 2017. Kjo është pothuajse në të njëjtën kohë kur shteti imponoi një goditje të gjerë për Uighurs në rajonin e tyre të Xinjiang.

Lexoni: Inxhinieri i verbër shpik “shkopin e mençur” që përdor hartat e Google për t’i ndihmuar të verbrit gjatë lëvizjeve

Japonia – 720 kërkesa, me më shumë se tre në katër kërkesa që përmendin shpifjet.

Argjentina – 737 kërkesa. Arsyeja më e njohur që citohej ishte dhuna.

Kanadaja – 768 kërkesa. Arsyeja më e cituar ishte mashtrimi.

Spanja – 1,065 kërkesa, me më shumë se gjysmën e kërkesave që përmendin shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë.

Izraeli – 1.436 kërkesa. Shumica e kërkesave cituan shpifjet.

Italia – 1.691 kërkesa. Më shumë se gjysma e këtyre kërkesave përmendën shpifjet.

Korea e Jugut – 2.098 kërkesa, shqetësimi më i përmendur ishte privatësia dhe siguria.

Franca – 2,291 kërkesa. Siguria kombëtare ishte arsyeja më e cituar.

Gjermania – 3,197 kërkesa, me rreth gjysmën e këtyre kërkesave që përmendin shpifjet.

Britania – 3,894 kërkesa, me arsyen më të njohur (pothuajse 40%) të sigurisë kombëtare.

India – 5,308 kërkesa. Arsyeja më e njohur ishte shpifja.

India rregullisht mbyll internetin në Kashmir, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e protestave. India ndërpreu linjat e telefonit dhe të internetit në Kashmir në fillim të Gushtit të 2019 pasi anulloi gjysmë-autonominë e rajonit. Edhe tani, mbyllja e komunikimit është ende në vazhdim e sipër.

SHBA – 7,964 kërkesa. Arsyeja më e cituar ishte shpifja.

Turqia – 10.379 kërkesa. Arsyeja më e njohur për heqjen e përmbajtjes ishte shpifja.

Vendi shpesh imponon ndërprerje të mediave pas lajmeve të mëdha që përfshijnë sigurinë kombëtare, siç janë sulmet terroriste dhe grushtet politike.

Ai gjithashtu kufizon në mënyrë rutinore aksesin në internet për të goditur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën e sheh si terroriste.

Lexoni: Google Maps sjell një risi për autobusët në Prishtinë

Rusia – 61.471 kërkesa, që përbën më shumë se gjysmën e të gjitha kërkesave për heqjen e përmbajtjes që Google ka marrë nga qeveritë në nëntë vjet. Arsyeja më e popullarizuar e përmendur ishte siguria kombëtare.

Më 1 Nëntor të këtij viti, Rusia zyrtarisht prezantoi një ligj “internet sovran” që lejon qeverinë të izolojë të gjithë vendin nga pjesa tjetër e internetit.

Ai gjithashtu kërkon që ofruesit e internetit të Rusisë të instalojnë pajisje kompjuterike për t’u lejuar autoriteteve të lokalizojnë burimin e trafikut dhe ta bllokojnë atë.

Kritikët thanë që kjo masë e marrë mund të lejojë që Presidenti Putin të censurojë dhe të mbyllë internetin, ashtu si në Kinë.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0