Inxhinieri i verbër shpik “shkopin e mençur” për t’i ndihmuar të verbrit
Përditësuar së fundmi: 25/10/2019

Inxhinieri i verbër shpik “shkopin e mençur” që përdor hartat e Google për t’i ndihmuar të verbrit gjatë lëvizjeve

Share
nga Eridon Elshani
Tet 25, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Sot, shumë produkte janë shpikur ose përmirësuar falë teknologjisë.

Nga planifikuesit deri tek televizorët e mençur, fuqia e teknologjisë nuk na befason më. Edhe pse shumë nga krijimet më të reja teknologjike i janë kushtuar argëtimit, shumë prej tyre ekzistojnë për ta përmirësuar cilësinë e jetesës, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara.

Kohët e fundit është prezantuar “shkopi i mençur” revolucionar i quajtur WeWalk, i cili do t’i ndihmojë personat e verbër të lëvizin në mënyrë shumë më efikase kur janë vetëm.

Lexoni edhe:

Microsoft ka dizenjuar këto lodra shumëngjyrëshe që u mësojnë fëmijëve të verbër kodimin

Shkopi u shpik nga inxhinieri i verbër Kursat Ceylan, i cili është drejtor Ekzekutiv dhe Bashkëthemelues i Young Guru Academy (YGA). Organizata jofitimprurëse turke qëndron pas shpikjes së WeWalk. Duke qenë vetë i verbër, Ceylan e di se me çfarë sfidash përballen njerëzit si ai dhe ka vendosur ta përdorë njohurinë e tij për të përmirësuar në masë të madhe jetën e njerëzve.

“Sot, kur po flasim për automjete fluturuese, të verbrit përdorin një shkop të thjeshtë. Si një person i verbër, kur jam në një stacion metroje, nuk e di se cila është dalja ime… Nuk e di se cili autobus po afrohet… cilat dyqane janë rreth meje. Këto lloje informacionesh mund t’i ofrojë WeWalk”, tha Ceylan për CNN.

Shkopi i mençur i ndihmon njerëzit me shikim të dëmtuar përmes teknologjisë, që shumica prej nesh e përdorim çdo ditë.

Ai vjen me altoparlantë të integruar, asistent zëri, Google dhe sensorë që dërgojnë vibracione për të paralajmëruar praninë e pengesave mbi nivelin e gjoksit.

Shkopi i mençur është në dispozicion në website-in e kompanisë për rreth 500 dollarë.

Boredpanda



Evente

Një hap drejt Suksesit!

Dhjetor 14, 2019
09:00 - 17:00