Google Maps sjell një risi për autobusët në Prishtinë - Business Magazine Albania

Google Maps sjell një risi për autobusët në Prishtinë


Disa javë më parë, Google lançoi ​​funksionalitetin më emocionues të Google Maps të parë ndonjëherë për pajisjet Android dhe iOS që suportojnë realitetin e shtuar (AR), që në thelb është një udhëzues virtual në kamerën e telefonit tuaj.

Lexoni: Me Google Maps tashmë mund t’iu dërgoni mesazhe bizneseve

Por, ndërsa Google i ka të gjitha këto funksionalitete të disponueshme për përdoruesit global, njerëzit që përdorin transportin publik në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, duhej të mbështeteshin ose në aplikacionin lokal të quajtur Prishtina Buses ose në stilin klasik që të pyesnin personat e tjerë për destinacione të caktuara kur vizitojnë qytetin, pasi në stacionet e autobusëve nuk ka asnjë hartë apo sinjalistikë dixhitale!

Fatmirësisht Google duket se ka lançuar një përditësim, i cili përfshin një udhëzues për rrugët e Prishtinës, si dhe informacione për kohëzgjatjen e udhëtimit, çmimin dhe ndryshimin e linjave.
Interesant është fakti se udhëzohet që ndonjëherë të ecësh në këmbë është më mirë sesa të marrësh autobusin, pasi qyteti është i vogël dhe rruga bllokohet nga trafiku në mëngjes dhe kur mbaron dita e punës.

Lexoni: GOOGLE MAPS JU TREGON SE KU E KENI PARKUAR MAKINËN TUAJ

Sidoqoftë, është një funksionalitet i thjeshtë, por i dobishëm që ofron informacione se si të lëvizni në Prishtinë, për të gjithë personat e huaj që shkojnë të vizitojnë vendin.

Google e ofron këtë shërbim përmes Programit Base Map Partner për të ndarë rrjetin rrugor dhe adresat e rrugëve me ta, ndërsa për më shumë detaje mund të kontrolloni në linkun Këtu.

Google Maps ka edhe disa funksionalitete të tjera për Prishtinën, përfshirë kushtet e trafikut, hartat 3D të qytetit, një nga të paktat në rajon, etj.

/DigitalSpoiler

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #31 - Prill 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0