Rusia i ka akuzuar Google dhe Facebook për ndërhyrje në zgjedhje

Rusia i ka akuzuar Google dhe Facebook për ndërhyrje në zgjedhje


Zyrtarët në Rusi kanë thënë që Google dhe Facebook publikuan reklama të lidhura me zgjedhjet që ishin në kundërshtim me ligjet e vendit, raportoi Reuters.

Po, ju e lexuat saktë këtë : Rusia po i akuzon dy gjigandët e teknologjisë për ndërhyrje në zgjedhje.

Lexoni: Një kompani ruse dëshiron të lançojë satelitë të vegjël për të shfaqur reklamat në qiell

Organi qeveritar i Rusisë që mbikëqyr ligjet e vendit për media, ka thënë që Facebook dhe Google kanë reklamuar gjatë zgjedhjeve të së dielës.

“Këto veprime mund të konsiderohen si ndërhyrje në punët sovrane të Rusisë dhe pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve demokratike në Federatën Ruse,” sipas një versioni të përkthyer të një mesazhi që u shfaq në faqen e internetit të këtij organi qeveritar.

Google dhe Facebook nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Facebook, natyrisht, i ka kaluar dy vitet e fundit duke rrënjosur propagandën e mbështetur nga Rusia dhe “sjellje të tjera të koordinuara joautentike” në platformën e saj. Që atëherë, Facebook ka zbuluar disa rrjete të tjera llogarish – nga Rusia dhe gjetkë – që kanë tentuar të manipulojnë përdoruesit e mediave sociale.

Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0