Një kompani ruse dëshiron të lançojë satelitë të vegjël për të shfaqur reklamat në qiell - Business Magazine Albania

Një kompani ruse dëshiron të lançojë satelitë të vegjël për të shfaqur reklamat në qiell


Kompania ruse StartRocket thotë se dëshiron të shfaqë reklama madhështore natën në qiell duke përdorur imazhe me nanosatelitë, një vizion që ilustrohet në një video-koncept që tregon sesi duket logoja e kompanive McDonald dhe KFC që fluturojnë në qiell si konstelacione të reja.

Sipas udhëheqësit të projektit, Vlad Sitnikov, ky avancim në qiellin e natës është hap i logjikshëm i radhës për reklamat.

“Ne jemi të sunduar nga markat dhe eventet,” tha ai për Futurism. “The Super Bowl, Coca Cola, Brexit, Olimpiada, Mercedes, FIFA e të tjera. Ekonomia është sistemi sundues i shoqërisë. Industria e argëtimit dhe reklamimi janë zemra e saj”.

Në të ardhmen e afërt, ne do të jetojmë në hapësirë dhe njerëzimi do të fillojë të dhurojë kulturën e saj në hapësirë. Sa më profesionistë udhëheqësit dhe pionierët, aq më mirë do të jetë për të gjithë shoqërinë”.

/BusinessInsider.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0