Kërkesa për iPhone 11 më e madhe sesa pritej

Kërkesa për iPhone 11 më e madhe sesa pritej


Kjo është kryesisht për shkak të opsioneve të reja të ngjyrave jeshile dhe vjollcë që Apple prezantoi këtë vit.

Po ashtu ai tregon në lidhje me çmimin e telefonave, me iPhone 11 Pro më të shtrenjtë që është një model më i preferuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa iPhone 11 më i lirë i cili po shitet shumë në Kinë.

Lexoni: Apple i mashtroi të gjithë duke aluduar që iPhone i ri kushton 300 dollarë më pak se iPhone i vitit të kaluar – nuk është e vërtetë

Duke marrë parasysh këto shenja të suksesit të hershëm, TF Securities vlerëson se dërgesat e iPhone-it në 2019 janë rritur në 70-75 milionë njësi (në krahasim me 65-70 milionë njësi të dërguara më herët) dhe parashikon që zinxhiri i furnizimit të iPhone-ve do të rritet në mënyrë të qëndrueshme në tremujorin e katërt të këtij viti.

Kuo beson se iPhone 11 është një zgjedhje e shkëlqyeshme për përdoruesit e iPhone 6 / 6s / 7, veçanërisht për shkak të çmimit të tij të ulët.

IPhone 11 për momentin kushton 699 dollarë, që është 50 dollarë më pak se iPhone XR, ndërsa iPhone 11 Pro kushton 999 dollarë dhe Pro Max 1,099 dollarë. Produktet e reja të Apple fillojnë zyrtarisht transportin këtë të Premte, 20 Shtator.

Macrumors

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0