Kamila Hysenllari: Si "Mama Mjalti" është kthyer në një mision për familjen tonë - Business Magazine Albania

Kamila Hysenllari: Si “Mama Mjalti” është kthyer në një mision për familjen tonë


Çdo gjë nisi 15 vjet më parë si një biznes familjar, i cili vazhdon edhe sot. Kamila Hysenllari na tregon se ky biznes nisi nga nëna e saj, si një pasion duke blerë vetëm dy koshere bletësh, por me kalimin e kohës me pasionin dhe përkujdesjen arriti t’i mbarështonte deri në 400 familje bletësh.

Mama Mjalti” është një biznes i fokusuar në rritjen dhe mbarështimin e bletëve, në prodhim të mjaltit, dyllit, propolisit dhe qumështit të bletës (mbretëreshës). Ai është një biznes i vendosur në qytetin e Korçës. BusinessMag zhvilloi një intervistë ekskluzive me një nga administratorët e saj, Kamila Hysenllari.

Duke njohur përfitimet që marrim prej bletëve dhe rëndësinë e madhe që ato kanë në jetën e njeriut kjo punë tashmë është kthyer në një mision për familjen.

Kamila thotë se përveç mbështetjes nga familja, një mbështetje të madhe kanë pasur edhe nga palë të treta si “The United Nations Development Programme” (UNDP). Pas mbështetjes së marrë momentalisht kanë arritur ta zhvillojnë më tej biznesin.

“Fillimisht kemi marrë materialet e domosdoshme për mbarështimin e bletëve, medikamentet për kurimin e tyre, zhvillim online si hapja e website, faqe në facebook dhe instagram #mamamjalti. Kemi bërë reklamimin e produkteve online si dhe krijimin e një brendi me logo të posaçme,” thotë Kamila.

Ato kanë marrë pjesë vazhdimisht në disa panaire dhe nuk janë mjaftuar me kaq, por kanë prezantuar “Mama Mjaltin” edhe në disa televizione si Vizion +, Tv Korça, Lobi, në emisionin “Do you have an idea?” etj.

Por si çdo biznes tjetër problemet dhe vështirësitë nuk kanë munguar. Ajo na tregon se në një vend të ftohtë si Korça vështirësitë më të mëdha që kanë hasur janë kushtet klimatike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe prodhimin e mjaltit.

As konkurrrenca nuk ka munguar, por sipas Kamilës ajo që bën diferencën tek “Mama Mjalti” është cilësia e produkteve dhe komunikimi me klientët.

“Pas një kohe të gjatë në treg ne kemi krijuar klientët tanë besnikë, të cilët herë pas here bëjnë vizita në fermën tonë duke u njohur më nga afër me produktet që ofrojmë dhe mjedisin ku prodhohet mjalti,” mbyll fjalën e saj Kamila.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0