Jetoni momentin me smartphone më të ri, Galaxy A9 - Business Magazine Albania

Jetoni momentin me smartphone më të ri, Galaxy A9


Samsung ka prezantuar Galaxy A9, smartfonin e projektuar për të apasionuarit e eksplorimit, për të gjithë ata që dëshirojnë të fiksojnë momentin dhe ta ndajnë ashtu siç e shikojnë me të tjerët. Galaxy A9 sjell për herë të parë në botë risinë e debutimit të katër kamerave të pozicionuara në pjesën e pasme, plot me karakteristika për t’ju ndihmuar të jetoni çdo ditë në maksimum.

“Si lider global në risitë e telefonave inteligjent, ne përqafojmë kërkesat në rritje për inovacion të mirëfilltë në një botë të udhëhequr nga komunikimi vizual që ndryshon me ritme galopante” – u shpreh DJ Koh, President dhe CEO i Divizionit të IT & Komunikimeve pranë Samsung Electronics. “Në përpjekje për të ecur në gjurmët e trashëgiminë tonë në zhvillimin e kamerave të telefonave inteligjent, ju prezantojmë teknologjinë e gjeneratës së ardhshme në të gjithë portofolin tonë të Galaxy, për t’u dhënë një game më të gjerë të konsumatorëve mundësinë të përjetojnë inovacionin modern. Në mbajtje të këtij premtimi, jemi shumë entuziastë që për herë të parë në botë, me Galaxy A9, të debutojmë teknologjinë lider të kamerës së telefonave inteligjent.”

Karakteristika të kamerës së pasme të katërfishtë

Galaxy A9 ju lejon të fiksoni foto dinamike dhe shumë të bukura pa shumë mundim. Me katër lentet, zbuloni edhe më shumë mënyra për të shfrenuar kreativitetin, fiksuar, krijuar dhe ndarë foto të papara.

  • Afrohuni pa ngurrim me Zmadhuesi Optik 2x për shkrepje të pabesueshme dhe plot detaje madje dhe nga distancë e largët.
  • Fiksoni botën pa asnjë kufizim me gjithë bukurinë e saj me Lentet Ultra të Gjëra dhe fotografoni si profesionistë me Optimizuesin e Imazheve. Falë Identifikuesit të Imazhit AI, tashmë kamera juaj është më inteligjente dhe e aftë të identifikojë subjektin dhe të përshtatë çdo konfigurim që fotoja juaj të jetë ideale për një sekondë.
  • Shpalosni kreativitetin me Lentet për Efekt të Thellë, të cilat ju garantojnë lirinë të menaxhoni manualisht efektin e thellësisë së fotos dhe të fokusoni subjektin për imazhe sa më profesionale dhe mbresëlënëse.
  • Shkrepni foto të qarta dhe plot dritë në modalitetet e dritës së me drita të forta dhe të zbehta me Lentet Kryesore 24MP të Galaxy A9, për foto të mrekullueshme në çdo moment të ditës.

Opsione të reja për një performancë të lartë gjatë gjithë ditës

Jetëgjatësia e baterisë 3,800mAh e Galaxy A9 ju hap dyert të jetoni pa kufij dhe të shijoni në maksimum performancën e lartë dhe jetëgjatë. Mund të fiksoni në kamera çdo gjë pa asnjë kufizim, të ruani më shumë dhe të fshini sa më pak gjëra nga telefoni tuaj me kapacitetin nga 128 GB deri në 512 GB memorie shtesë të Galaxy A9.

I projektuar për t’jua bërë jetën shumë më të lehtë, Galaxy A9 prezanton opsionin Bixby, Samsung Pay dhe Samsung Health. Sa shumë gjëra mund të përfitoni nga avantazhet e panumërta me shumë funksione që ofron Galaxy A9, duke përfshirë edhe App Pair.

Dizajn i klasit të parë

Në gjurmët e trashëgimisë së Samsung shoqëruar me dizajn të klasit të parë, Galaxy A9 vjen në tre ngjyra unike; e zezë havjari, blu limonadë dhe rozë karamele me një dizajn të lëmuar dhe ergonomik, të cilin mund ta mbani lehtësisht në dorë edhe kur jeni duke shijuar një pije në një gotë me formë 3 dimensionale të rrumbullakosur, duke ju përcjellë një ndjesi komoditeti dhe cilësie të lartë. Galaxy A9 do të jetë i disponueshëm në disa tregje të caktuara që nga muaji nëntor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0