Jack Ma: “Përse njerëzit janë një hap përpara makinerive dhe robotëve?” - Business Magazine Albania

Jack Ma: “Përse njerëzit janë një hap përpara makinerive dhe robotëve?”


“Megjithëse inteligjenca artificiale vazhdon të jetë në rritje, nuk është në përputhje me mençurinë njerëzore,” tha Jack Ma, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Alibaba, në një intervistë për CNBC.

“Ka të bëjë me mençurinë. Ka të bëjë me eksperiencën.”, tha Ma, njeriu më i pasur i Kinës dhe manjati i e-commerce. “Kështu që unë nuk mendoj se makina – inteligjenca artificiale – do të zëvendësojë mençurinë tek njerëzit.”

Lexoni: Këto 3 trende do të përcaktojnë të ardhmen tuaj, thotë Jack Ma

 

Zëvendësimi i vendeve të punës me automatizim është bërë një temë shumë e diskutueshme në teknologji, pasi kompanitë si Google e marketojnë veten si të parët në IA (Inteligjenca Artificiale).

Lexoni: Inteligjenca Artificiale do të shkatërrojë vendet e punës dhe qeveritë nuk janë të përgatitura!

 

Goldman Sachs, lideri për investimet globale dhe letrat me vlerë vlerëson se profesionet si drejtues kamionësh, sekretare, arkëtarë, kamarierë dhe agjentët e pasurive të patundshme mund të jenë në rrezik të lartë automatizimi në terma afatshkurtër.

“Do të jetë e dhimbshme,” tha Ma nga konferenca e “Gateway” në Detroit. “Disa njerëz që do të kapin ‘valën’ do të jenë të pasur, do të jenë më të suksesshëm. Për disa njerëz do të jetë më e dhimbshme. Çdo gjë do të kthehet në të dhëna. Njerëzit madje do të kenë më shumë të dhëna sesa shefat.”

Lexoni: Jack Ma: ‘Në 30 vitet e ardhshme, bota do të shohë më shumë dhimbje sesa lumturi’

Burimi: cnbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0