Jack Ma: 'Në 30 vitet e ardhshme, bota do të shohë më shumë dhimbje sesa lumturi' - Business Magazine Albania

Jack Ma: ‘Në 30 vitet e ardhshme, bota do të shohë më shumë dhimbje sesa lumturi’


Jack Ma, miliarderi kinez i teknologjisë, i cili është kreu i gjigandit të tregtisë së internetit, Alibaba, ka një paralajmërim të frikshëm për botën: Bëhuni gati për shumë dhimbje.

“Në 30 vitet e ardhshme, bota do të shohë më shumë dhimbje sesa lumturi,” tha sipërmarrësi kinez në një konferencë në Kinë, sipas informacioneve të marra nga Business Magazine.

“Konfliktet shoqërore në tre dekadat e ardhshme do të kenë një ndikim në të gjitha llojet e industrive dhe sferat e jetës”.

Deklarata e Ma ishte në lidhje me kërcënimin potencial për shoqërinë nga automatizimi. Gjatë dekadave të ardhshme, robotika, inteligjenca artificiale dhe prodhimi gjithnjë e më i avancuar pritet të bëhen pjesë e madhe e fuqisë punëtore moderne.

Disa argumentojnë se vende të reja pune do të krijohen në mënyrë të pashmangshme për të zëvendësuar ato që do të humbasin nga automatizimi – edhe pse frika më pesimiste është se nëse nuk trajtohet siç duhet, kjo mund të shkaktojë trazira dhe “dhimbje” të rëndësishme sociale dhe ekonomike.

Forumi Ekonomik Botëror ka vlerësuar se do të ketë një humbje neto prej mbi 5 milionë të vendeve të punës deri në vitin 2020 në 15 vendet më të mëdha të zhvilluara dhe ato në zhvillim. Dhe Citibank ka paralajmëruar se automatizimi rrezikon rritjen e pabarazisë, duke vlerësuar se 47% e vendeve të punës në SHBA janë në rrezik dhe 77% në Kinë.

“Qytetet me të ardhura më të larta dhe ato që përjetojnë rritje më të shpejtë të të ardhurave, kanë më pak punë që janë të përshtatshme për automatizimin”, thuhet në një raport.

“Në mënyrë të ngjashme, qytetet me një përqindje më të lartë se 1% të të ardhurve janë më pak të ndjeshëm ndaj automatizimit, duke nënkuptuar se pabarazia midis 1% dhe 99% mund të zgjerohet, ndërsa automatizimi i fuqisë punëtore vazhdon”.

Ma i bëri jehonë këtyre shqetësimeve duke thënë se: “Makinat duhet të bëjnë vetëm atë që njerëzit nuk mund ta bëjnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi mundësitë për t’i mbajtur makinat si partnerë të punës me njerëzit, sesa si zëvendësime”.

Ekzekutivi i teknologjisë ka qenë më parë i hapur për një tjetër kërcënim të madh ndaj rendit global liberal: populizmit. Në shkurt, ai paralajmëroi se tërheqja nga globalizmi mund të shkaktojë probleme serioze, madje edhe konflikte të armatosura, në mbarë botën.

“Nëse tregtia ndalet, fillon lufta”, tha ekzekutivi. “Ne duhet të dëshmojmë në mënyrë aktive se tregtia i ndihmon njerëzit të komunikojnë. Duhet të kemi tregti të ndershme, tregti transparente, tregti gjithëpërfshirëse”.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0