Jack Ma: "Ajo që dëshiroj t'ju mësoj fëmijëve është se si të jenë më humanë" - Business Magazine Albania

Jack Ma: “Ajo që dëshiroj t’ju mësoj fëmijëve është se si të jenë më humanë”


Nëse pyesim Jack Ma se për çfarë po punon tani që ka dalë në pension, ai do t’ju tregojë për planet e tij për të vizituar shkollat dhe mësuesit në të gjithë botën vitin e ardhshëm.

Themeluesi i gjigantit kinez Alibaba, tashmë në pension zbuloi gjatë Konferencës së Përgjithshme të Forbes në Singapor të martën se ai kishte ndërtuar tashmë “një kopsht fëmijësh”, “një shkollë fillore” dhe një shkollë të mesme si pjesë e planeve të tij për t’ju kthyer mësimdhënies.

Lexoni: Çfarë mund të mësojmë nga sipërmarrësi i suksesshëm Jack Ma?

Ish mësuesi i gjuhës angleze shtoi se ai kishte punuar me mësuesit në zonat rurale për pesë vitet e fundit dhe se ai kishte disa ide që dëshironte t’i zhvillonte.

Ma, i cili dështoi në shkollën fillore, shkollën e mesme dhe provimet e pranimit në universitet, tha se ai kurrë nuk do të punësohej nga Alibaba sot në mes të konkurrencës nga maturantët e Stanford dhe Harvard.

“Shumica e njerëzve të zgjuar duan të fitojnë. Ne duam t’i bëjmë njerëzit e zgjuar të mësojnë se si të jetojnë si një njeri, si të kujdesen për të tjerët. Kur njerëzit e zgjuar mësojnë se si të kujdesen për të tjerët, si të kujdesen për të ardhmen, si të jenë njerëzorë, atëherë një kompani bëhet e ngrohtë, gjërat ecin pa probleme. Përndryshe, ju keni një grup gangsterësh,” tha ai.

“Kjo është arsyeja pse besoj se kemi nevojë për njerëz dhe udhëheqës më të mençur,” vazhdoi Ma. “Një makineri e zgjuar do të jetë gjithmonë më e zgjuar se sa jeni ju, por një makineri nuk mund të jetë kurrë më e mençur. ”

“Makineritë nuk kanë zemër, makineritë kanë vetëm çipa. Pra, kjo është ajo që unë mendoj: qeniet njerëzore duhet të mësojnë gjithmonë të jenë të mençura.”

Lexoni: Jack Ma, pas daljes në pension do të kthehet tek mësimdhënia

Miliarderi sugjeroi gjithashtu që sistemi arsimor të ndryshohet në mënyrë që fëmijët të mësohen se si të “humanë” në një epokë të inteligjencës artificiale.

Ai i identifikoi aftësitë si muzika, vallëzimi, piktura dhe sportet si “shumë të rëndësishme”, pasi këto janë llojet e aktiviteteve artistike që përfshijnë zemrat e njerëzve.

Aftësi të tjera kryesore që ai tha se i konsideronte thelbësore ishin të menduarit e pavarur, inovacioni dhe krijimtaria.

“Kur të rinjtë mësojnë shumë rreth suksesit, ata mendojnë se lehtësisht mund të kenë sukses,” tha Ma. “Mësoni nga gabimet, mos i shmangni ato. Kur bëni gabime, dini si t’i përballoni, si t’i zgjidhni, si t’i sfidoni. Kjo quhet mençuri. Kjo është ajo që duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë.”

“Ka shumë probleme, por ka gjithmonë zgjidhje. Ne duhet ta bëjmë këtë.”

Lexoni: Jack Ma del në pension në moshën 55 vjeçare

Themeluesi i Alibaba shtoi se përqendrimi i tij ishte kryesisht tek të rinjtë. “Besojuni të rinjve. Unë u besoj të rinjve më shumë sesa kam besim tek të moshuarit, njerëzit e suksesshëm, sepse nuk ka një ekspert të së ardhmes, ka vetëm ekspertë të së djeshmes,” tha ai.

“Duke punuar me shumicën e njerëzve të suksesshëm, ata flasin vetëm për të djeshme. Ne po hyjmë në një shekull, në një botë, që është kaq e re. Kur jeni duke punuar me të rinjtë, ju jeni duke folur për të ardhmen.”

/ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0