Çfarë mund të mësojmë nga sipërmarrësi i suksesshëm Jack Ma?


Jack Ma ka deklaruar tërheqjen nga Alibaba, një korporatë gjigante me vlerë 460 miliardë dollarë, që ai e themeloi dhe e drejtoi për dy dekadat e fundit.

Është shkruar shumë për trashëgiminë e tij të madhe dhe të gjithë sipërmarrësit mund të mëosjnë nga biznesmeni i madh.

Lexoni: Si e ndërtoi Jack Ma gjigantin e internetit?

Këtu janë gjashtë këshilla:

  1. Mos i garoni amerikanët me lojën e tyre

Në fillim të viteve 2000, Alibaba, ende një kompani e re, po luftonte me gjigantin amerikan eBay për të fituar tregun kinez. Alibaba nuk kishte fuqinë ose paratë, por ajo njihte tregun vendor, të cilat i shfrytëzonte në avantazhin e saj – ku në fund doli fituese.

“EBay mund të jetë një peshkaqen në oqean, por unë jam një krokodil në lum. Nëse luftojmë në oqean, humbasim — por nëse luftojmë në lum, fitojmë”, tha Ma.

  1. Paratë e mëdha janë në bizneset e vogla

“Askush nuk bën para duke kapur balena, njerëzit bëjnë para duke kapur karkaleca,” kishte komentuar Ma rreth strategjisë së Alibaba-s. “Pra, ne u shërbejmë bizneseve të vogla”.

  1. Automatizoni gjithçka.

Aftësia e Alibaba për t’u zgjeruar, vjen nga vendimi i kompanisë për të investuar herët në teknologji të fuqishme që mund të përpunojë sasi të mëdha të të dhënave dhe të veprojë si një mendje e fuqishme.

“Për t’u bërë një biznes i zgjuar, firma juaj duhet të lejojë që të bëhen sa më shumë vendime operative nga makineritë që ushqehen nga të dhëna të drejtpërdrejta sesa nga njerëz që mbështeten nga analizat e tyre,” shkroi dikur Shefi i Strategjisë së Alibaba, Ming Zeng.

Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale botën e biznesit?

  1. Jini bujar me opsionet e aksioneve të punonjësve tuaj

Jack Ma i ofroi stafit të tij shuma të mëdha të kapitalit. Në vitin 2014, Fortune vërtetoi se Alibaba u ka dhënë punonjësve të saj gati 250,000 dollarë aksione për person.

  1. Të jesh themelues i një biznesi e-commerce ka të bëjë me njerëzit dhe klientët, asgjë tjetër

Ma në fillim të këtij viti në Paris tha: “Unë nuk di asgjë për teknologjinë, nuk di asgjë për marketingun, nuk di asgjë për proceset juridike. Unë di vetëm se si të punoj me njerëzit”.

  1. Fuqizoni të tjerët, sidomos të rinjtë.

Shumica e punës tuaj në e-commerce ka të bëjë me mbështetjen e të tjerëve. Një ish nënkryetar i Alibaba-s dikur tha për Ma se ai gjithmonë dëshironte të fuqizonte “djemtë e vegjël, kompanitë e vogla, NVM-të”.

Sifted.eu

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale