Numri i përdoruesve aktivë në median sociale është rritur në mbi pesë miliardë, e barabartë me afërsisht 60% të popullsisë së botës, e cila, sipas vlerësimeve zyrtare të OKB-së, ka tejkaluar tetë miliardë njerëz, shkruan ATSH.
Sipas një studimi kjo daton që kur Facebook nisi aktivitetin, tashmë 20 vjeçar, platformë që nisi epokën e medias sociale.
Sipas studimit numri i përdoruesve të medias sociale është rritur me 5,6%, duke tejkaluar rritjen prej 0,9% të popullsisë botërore.
Rrjeti social më i populluar është Facebook me 2,19 miliardë përdorues.
Instagram, gjithashtu nga Meta, është i dyti me 1,65 miliardë, i ndjekur nga afër nga TikTok me 1,56 miliardë.
Përdoruesi mesatar i medias sociale shpenzon dy orë e 23 minuta në ditë në platformën e tij të preferuar, duke përdorur 6,7 platforma çdo muaj.
( Marrë nga ATSH )
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.