Ja cili është sekreti për të patur një biznes të suksesshëm - Business Magazine Albania

Ja cili është sekreti për të patur një biznes të suksesshëm


Përse i fillova bizneset e mia? Edh pas 5 dekadash, përgjigjia mbetet e njëjta ashtu siç ishte kur nisa kompaninë time të parë: për të bërë një ndryshim pozitiv në jetët e njerëzve. Besoj se të gjitha bizneset duhen ta kenë këtë dëshirë në AND-në e tyre në mënyrë që të jenë të suksesshme.

Për fat të keq, jo çdo biznes ndan këtë pikëpamje. Këto kompani që vendosin përfitimin para njerëzve në fund do të zbulohen për qëllimin e tyre.

Merrni për shembull industrinë e linjave ajrore. Ne kemi krijuar tre linja ajrore shumë të dashura, Virgin Atlantic, Virgin Australia dhe Virgin America, të cilat janë ushqyer nga besimi se udhëtarët meritojnë më shumë. Pasagjerët meritojnë zgjedhje, ata meritojnë mirësjellje dhe kujdes. Ata meritojnë risi, ata meritojnë respekt dhe një përvojë të mahnitshme. Ata nuk meritojnë të trajtohen si numra në një bilanc apo si bagëtitë në një kasolle.

Ne krenohemi me shërbimin e përzemërt. Çelësi për arritjen e gjithë kësaj është duke lejuar ekipin tuaj të jetë vetvetja. Duke vendosur shumë procese dhe procedura, personelit mund t’i vështirësohen gjërat kur ata kanë nevojë për të nxjerrë përfundime, bazuar në përvojën, humanizmin e tyre dhe kulturën e kompanisë. Ne në të gjitha hotelet, trenat, klubet shëndetësore dhe bankat e Grupit tonë Virgin u japim ekipeve tona mundësi për të marrë vendime në bazë të mirëkuptimit të përbashkët, e jo të librave të vjetëruara. Kjo rezulton në dhënien e mjeteve të duhura stafit, për ta bërë mirë punën e tyre dhe për të bërë gjënë e duhur.

Kur vlerat pozitive dhe të përzemërta bëhen pjesë e ekipi tuaj, ata do të fuqizohen, do të ndihen të çmuar dhe do të kuptojnë se janë pjesë e një misioni më të madh sesa thjesht të bërit para. Kjo do të duket në mënyrën se si i trajtojnë klientët tuaj, të cilët nga ana e tyre do të jenë më besnike ndaj markës dhe shërbimit tuaj. Dhe, në fund, kjo do të pasqyrojë pozitivisht edhe në fitimet tuaja.

Çdo kompani dhe çdo udhëheqës biznesi bën gabime – unë kam bërë më shumë se sa pjesëmarrja ime e drejtë dhe e di që do të bëj edhe më shumë. Por ajo që është e rëndësishme është se si reagoni dhe si mësoni nga gabimet tuaja. Nëse përballeni me gabimet tuaja, veproni shpejt dhe duhet të keni ndërtuar një kulturë të fortë të kompanisë, e cila kapërcen çdo pengesë.

Nëse biznesi juaj nuk është i ndërtuar mbi njerëzit dhe qëllimin, ju nuk do të jeni të përgatitur për asgjë. Nëse biznesi juaj beson në mbështetjen dhe rritjen e njerëzve të tij, ata do të rriten dhe konsumatorët do të kthehen pa pushim.

Në fund të fundit, nëse biznesi juaj është me të vërtetë i angazhuar për të ndryshuar për mirë, atëherë përfundimisht ju do të keni sukses.

burimi: Virgin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0