Ja cilat janë arsyet pse adoleshentët po zgjedhin platforma të tjera mbi Facebook - Business Magazine Albania

Ja cilat janë arsyet pse adoleshentët po zgjedhin platforma të tjera mbi Facebook


Koha që kalojnë adoleshentët në internet tani është më e shpërndarë midis disa platformave online se sa ishte tre vjet më parë, sipas një studimi të ri nga Pew Research Center. Studimi zbuloi se secila nga platformat e mëposhtme ishte përdorur nga më shumë se gjysma e adoleshentëve të SHBA-ve të moshës 13-17 vjeç:

  • YouTube është përdorur nga 85%, duke e bërë atë platformën më të njohur online.
  • Instagram përdoret nga 72%.
  • Snapchat përdoret nga 69%.
  • Facebook është përdorur vetëm nga 51%.

Kjo shënon një zhvendosje nga sondazhi i fundit i fokusuar në mediat sociale të Pew në vitin 2015, kur vetëm dy platforma ishin përdorur nga mbi 50% e adoleshentëve. Facebook ishte më popullorja (71%); 20% më shumë se platforma tjetër më popullore, Instagram (52%).

Lexoni: Nuk ka më lajme! Facebook do të sjell një opsion të ri

Ka disa arsye që ka gjasa të nxisin adoleshentët të përdorin gjithnjë e më shumë YouTube, Instagram dhe Snapchat gjatë viteve të fundit:

  • Pothuajse të gjithë adoleshentët në SHBA kanë qasje në smartphone, duke e bërë më të lehtë për më shumë konsumatorë të rinj që të regjistrohen dhe të përdorin platforma të tjera përveç Facebook. 95% e adoleshentëve thonë se ata kanë akses në një smartphone, nga 73% në 2015. Kjo zgjeron bazën potenciale të përdoruesve të aplikacioneve mobile, si Snapchat dhe Instagram.
  • Është duke u bërë më e lehtë për të hyrë në përmbajtje televizive nga Snapchat dhe YouTube në smartphone. Në vitin 2017, Snapchat filloi kurimin e shfaqjeve televizive si “Stay Tuned” e NBC dhe “Face Forward” e E! Kompania ka në plan të dyfishojë numrin e shfaqjeve që krijon gjatë 2018. Nga ana tjetër, më shumë botues kanë filluar të mbështeten në YouTube për të shpërndarë përmbajtje premium – tani, më shumë se gjysma e shikimeve të YouTube vijnë nga pajisjet mobile.
  • Botuesit dhe përmbajtja e promovuar është bërë më e spikatur në News Feed e Facebook, duke mundësuar aksesin e përdoruesit në aplikacione të tjera sociale. Përdoruesit e ndjejnë se platforma është mbushur me postimet e markave dhe është larguar nga të qenit një destinacion për miqtë dhe për përmbajtje familjare, sipas sondazheve të përdoruesve të Facebook, për The New York Times. Për të korrigjuar këtë çështje, Facebook njoftoi në Janar se do të zhvillojë algoritmin e News Feed të saj për të lënë në hije botuesit dhe përmbajtjen e markës dhe prioritizuar postimet nga miqtë dhe familjarët e përdoruesve.
  • Instagram ka bërë shumë përditësime të rëndësishme të produktit që nga viti 2015, me qëllim në tërheqjen e përdoruesve që mund të kenë ikur nga Facebook. Platforma rriti limitin e saj kohor të ngarkimit të videos prej 15 sekondësh në 60 sekonda në prill të vitit 2016, ndërkohë që gjithashtu lançoi produktin e tij në muajin Gusht të atij viti. Këto rritën në masë të madhe aftësitë sociale të Instagram, duke e bërë platformën një strehë për adoleshentët, të cilët nuk vendosën të postonin më në Facebook.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0