Ja çfarë i demotivon punonjësit e rinj

Ja çfarë i demotivon punonjësit e rinj


Ju keni përgjegjësi për motivimin dhe mirëqenien e punonjësve tuaj. Është e rëndësishëm të pranoni se angazhimi i vërtetë nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Duhet dhe të kuptoni se çfarë e motivon secilin prej individëve.

Është e rëndësishme që të dëgjoni dhe t’u përgjigjeni nevojave të punonjësve tuaj dhe të siguroni angazhim sa më të madh të tyre në kompani. Duke njohur shenjat paralajmëruese të demotivimit të punonjësve dhe duke i trajtuar ato në mënyrë të shpejtë, ju do të riktheni kënaqësinë dhe motivimin tek punonjësit tuaj.

Nëse stepeni se ndonjërit prej punonjësve tuaj mund t’i mungojë motivimi, ekzistojnë disa shkaqe:

Lexo: Si të dalloni se punoni për një shef të tmerrshëm?

Mungesa e vizionit në karrierë
Në të shumtën e rasteve, paraja është vetëm një nga faktorët për motivimin e personave. Pjesa më e madhe e njerëzve duan që të kenë objektiva të qarta në karrierën e tyre, në mënyrë që të ndiejnë se kanë mundësi për t’u rritur brenda kompanisë. Vizioni në karrierë mund të jetë një proces i dobishëm për të përcaktuar objektiva të qarta në afat të gjatë, në mënyrë që të punojnë për arritjen e rezultateve të parashikuara.

Lidership i varfër
Menaxhimi efektiv është një faktor i rëndësishëm për motivimin e personelit tuaj. Nëse mungon menaxhimi i duhur ose nëse ai po ndikon negativisht në perspektivën e skuadrës, punonjës të caktuar mund të fillojnë të ndihen të demoralizuar. Drejtuesit duhet të kenë një mbështetje fleksibël dhe qasje gjithëpërfshirëse dhe të jenë të aftë të komunikojnë në mënyrë të qartë për të nxitur besimin tek grupi i punës. Nëse disa punonjësve u mungon motivimi, ky mund të jetë rezultat i një menaxhimi jo të mirë.

Konfliktet
Konfliktet në ambientin e punës janë jashtëzakonisht të dëmshme. Debati i shëndetshëm është shpesh produktiv, por është e rëndësishme të bëni kujdes ndaj ngacmimeve apo të mos bini pre e bullizmit.

Pasiguria në punë
Mungesa e vizionit në karrierë mund të rrisë ndjesinë e pasigurisë. Të gjithë punonjësit duan të ndiejnë siguri dhe jetëgjatësi në rolin e tyre dhe punëdhënësit duhet t’i ndihmojnë, duke vendosur objektiva të qartë.

Të ndierit i nënvlerësuar
Nëse punonjësit mendojnë se puna e tyre nuk është e vlerësuar, shumë shpejt ata  nuk do të kenë më energji të përmbushin detyrat që u janë caktuar. Është e rëndësishme t’i vlerësoni punonjësit edhe moralisht.

Mbingarkesa joreale
Është e rëndësishme të mbani nën kontroll pritshmëritë dhe kërkesat që vendosen ndaj punonjësve. Nëse dikush ndihet i mbingarkuar, më së shumti me punë të pamundura, shumë shpejt do të ndihet i zhgënjyer, i stresuar dhe do të humbasë motivimin. Në të njëjtën kohë, edhe punonjësit që nuk kanë shumë ngarkesë në punën e tyre, mund ta humbin shpejt interesin.

Lexo: Nëse nuk jeni një punonjës i mirë, me siguri që nuk do të bëheni një sipërmarrës i mirë

Mungesë mundësish për t’u zhvilluar
Mundësitë e shpeshta për t’u zhvilluar ndihmojnë në rritjen e motivimit të punonjësve tuaj. Nëse një vend pune nuk u ofron mundësinë punonjësve për t’u rritur dhe për t’u zhvilluar, shumë shpejt motivimi i tyre do të pësojë rënie. Nëse ofroni trajnime dhe mundësi të shpeshta për t’u zhvilluar, kjo gjë do të nxiste motivimin e tyre.

LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0