Nëse nuk jeni një punonjës i mirë, nuk do të bëheni as sipërmarrës i mirë

Nëse nuk jeni një punonjës i mirë, me siguri që nuk do të bëheni një sipërmarrës i mirë


A dëshironi të kaloni nga një punonjës në një sipërmarrës? Shanset janë që nëse dështoni si punonjës tani, nuk do t’ia dilni si një sipërmarrës. Duket e ashpër, por është e vërtetë.

Si një punonjës, nëse nuk ndërtoni aftësitë që ju nevojiten për të lulëzuar në biznes, veçanërisht kur është fjala për një etikë të fortë pune, atëherë është jashtëzakonisht e vështirë për ju që të lulëzoni si një sipërmarrës.

E di që me siguri po mendoni se këto dy situata nuk lidhen me njëra tjetrën. Ndoshta nuk ju pëlqen shefi juaj, ose jeni mërzitur me detyrat tuaja të punës ose ka një faktor tjetër që mendoni se mund ta ndryshoni kur të bëheni një sipërmarrës. Por e vërteta është se ju keni një nivel më të lartë të përgjegjësisë ndaj të tjerëve si një sipërrmarrës sesa si i punësuar.

Edhe nëse jeni i apasionuar pas biznesit tuaj, me siguri nuk do të bëheni të suksesshëm nëse nuk keni etikën e punës për të bërë gjëra që nuk janë aq argëtuese, por që janë të domosdoshme për të arritur suksesin. Sigurisht që ekzistojnë përjashtime që e bëjnë dikë një sipërmarrës më të mirë sesa një punonjës, por në përgjithësi, duhet të ndërtoni etikën e punës për të lulëzuar në çdo mjedis.

Gjithmonë do të keni një shef.

Nëse doni të jeni sipërmarrës, në mënyrë që të mund të punoni vetë, duhet të pajtoheni me faktin se gjithmonë do të keni një shef. Në fakt, me siguri do të keni disa shefa si sipërmarrës. Mund të tingëllojë si klishe, por klientët tuaj, partnerët, bashkëpunëtorët, etj., janë të gjithë shefat tuaj. Nëse nuk e bëni në kohë atë që e premtoni, ata kanë aftësinë të ndalojnë së punuari me ju.

Nëse nuk e keni etikën e punës tani për të bërë atë që shefi juaj kërkon, imagjinoni se si do të duket kjo kur të bëheni sipërmarrës. Nëse keni një biznes të dizajnit grafik dhe klienti juaj ju thotë që të bëni ndryshime në një dizajn që mendoni se është i përsosur, me të vërtetë mendoni se mund ta anashkaloni atë kërkesë? Nëse e bëni këtë, ai klient shumë lehtë mund të ndalojë së punuari me ju dhe të gjejë një dizajner tjetër.

Sidomos në fillim të biznesit, ka të ngjarë që duhet t’i bëni vetë shumë detyra vetë.

Bota e biznesit nuk do të ndryshojë për t’iu përshtatur orarit tuaj.

Dëshiron të jesh një sipërmarrës sepse orari i korporatave 9 deri në 5 nuk përshtatet me stilin e jetës suaj? Epo, edhe pse keni mundësinë për të fjetur deri vonë nëse drejtoni biznesin tuaj, nuk mund ta ndryshoni faktin që shumica e bizneseve të tjera funksionojnë ende në një orar 8 deri në 4.

Nëse klienti juaj mund të takohet me ju vetëm në orën 9 të mëngjesit, atëherë duhet të çoheni dhe të shkoni në atë takim ashtu siç shkoni në një punë normale. Nëse nuk e keni etikën e punës për ta bërë këtë, do t’i humbni klientët.

Dhe nëse mendoni se mund të pushoni kur të doni, mos harroni se orari juaj nuk mund të përputhet me oraret e klientëve tuaj. Nëse dëshironi një pushim, si punonjës ju thjesht duhet t’ia kërkoni shefit tuaj, por nëse doni të merrni pushim si një sipërmarrës, do të duhet të bisedoni me të gjithë shefat tuaj (klientët dhe partnerët tuaj) , t’i njoftojini ata për planet tuaja dhe të shpresoni se ata ende do të kenë dëshirë të punojnë me ju kur të ktheheni.

Përdorni kohën tuaj si punonjës për të marrë mësime pa pagesë.

Edhe pse të qenit një sipërmarrës kërkon shumë punë, prapë është një mënyrë jetese shumë e dobishme, sepse mund të merrni më shumë pronësi mbi atë që bëni. Si një punonjës, mund të jetë zhgënjyese të bëni punën tuaj dhe të mos merrni lëvdata ose shpërblime, por si një sipërmarrës ju ndjeheni shkëlqyeshëm kur i bëni klientët tuaj të lumtur dhe kur biznesi rritet. Me kalimin e kohës, ju mund të krijoni marrëdhënie të forta me klientët dhe të punësoni një ekip për t’ju ndihmuar, në mënyrë që të fitoni më shumë fleksibilitet dhe liri për ta bërë atë që dëshironi.

Sidoqoftë, për të arritur në atë pikë, duhet të keni një etikë të fortë pune, aftësi të mira marketingu dhe një rrjet të fort njerëzish për t’i kërkuar këshilla dhe mbështetje.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0