Siç duket, Apple e sheh Indinë si një treg masiv ku do të mund të shesë një numër të konsiderueshëm të pajisjeve të veta mobile.
India ka një ligj sipas të cilit 30% e pajisjeve të prodhuara në vend duhet të shiten. Megjithatë, Apple nuk ka nevojë të plotësojë këtë kërkesë për tri vitet e para pasi që ka një marrëveshje me qeverinë e Indisë.
Apple është duke kërkuar fonde nxitëse nga qeveria indiane në mënyrë që të ketë ndihmesë për të ndërtuar mjetet prodhuese në Indi.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Apple dhe qeveria e Indisë kanë arritur marrëveshje për fillimet e punës në ndërtimin e fabrikave prodhuese të kompanisë amerikane në Indi.
Burimi: telegrafi.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto