IPARD 3, programi për zonat rurale që nis ne 2022 - Business Magazine Albania

IPARD 3, programi për zonat rurale që nis ne 2022

IPARD 3

Përmes programit IPARD 3 BE financon qeverinë shqiptare me 112 milionë euro. Përfshirë fondin e qeverisë shqiptare, buxheti për bujqësinë arrin në 146 milionë euro.

Përfituesit e programit të IPARD, nuk është kusht që të jenë fermerë apo biznesmenë.


Eranda Selmanaj, drejtoreshë AZHBR ka thënë për Top Channel se, “Dikush që do të  investojë në këtë sektor ka një vizion, projekt dhe plotëson kriteret e programit, pasi të gjitha investimet duhet të jenë në zona rurale mund të aplikojë”. Por përveç vizionit për bujqësinë, aplikanitit i duhen edhe para. “Ndryshon vlera e bashkëfinancimit nga 50%-75%, dhe pjesën tjetër duhet ta financojë aplikanti me kontributin  e tij privat” , tha Selmanaj.

Nga ky program mund të përfitoj çdo projekt bujqësor që kap vlerën nga 10 mijë euro deri në 1 milion euro. Kriteri kryesor që të marrësh mbështetje financiare nga BE, është garantimi i sigurisë ushqimore.

“Buxheti i alokuar me 56% presim që të kemi mbi 1300 përfitues pra fermerë që do të financohen ose biznese agro apo çfarëdo. Në Programin IPARD II buxheti ka qenë 94 milion Euro, ndërsa në programin IPARD III ka një rritje të buxhetit”, tha ajo.

Thirrja e parë e programit IPARD III, pritet të çelet brenda vitit 2022.  146 milion euro do të shkojnë bujqësia vendase nëpërmjet 9 masave të ndryshme. Duke filluar që nga përpunimi dhe tregtimit i prodhimeve bujqësore si dhe të peshkimit e deri tek pyllëzimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0