Investitorët gjermanë të kënaqur, 76% e tyre do investonin sërish në Shqipëri - Business Magazine Albania

Investitorët gjermanë të kënaqur, 76% e tyre do investonin sërish në Shqipëri


Shqipëria ofron mundësi më të mira për investime, në krahasim me një vit më parë. Ky është në thelb njëri nga rezultatet e anketimit të realizuar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.

Sipas anketës, në vlerësimin e gatishmërisë për të riinvestuar në Shqipëri, 76% e të anketuarve do të zgjidhnin sërish vendin tonë për të investuar, duke u rritur me pothuajse 10%, krahasuar me vitin 2016 (2015: 66%; 2016: 67%).

Gjithashtu, situata për vetë bizneset është vlerësuar më mirë krahasuar me një vit më parë. Rreth 39% e të anketuarëve kanë pohuar se situata e tyre e biznesit është përmirësuar (2016: 28%, 2015: 23%), ndërsa rreth 39% të tjerë kanë deklaruar se situata ka mbetur e pandryshuar.

Për vitin 2017, pothuajse të gjithë faktorët janë vlerësuar me nota më të larta krahasuar me 2016. Disa nga faktorët e vlerësuar pozitivisht përfshijnë: koston e punës; produktivitetin dhe motivimin e punonjësve; kualifikimin e punonjësve; arsimimin akademik; disponueshmërinë dhe cilësinë e furnitorëve lokalë; ecurinë e të ardhurave të biznesit etj.

Sipas kësaj ankete, vetëm pesë faktorë tregojnë një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, të cilët lidhen me mungesën e kualifikimit të forcës së punës në Shqipëri në përputhje me kërkesat e kompanive apo infrastrukturën dhe kushtet për Kërkim & Zhvillim.

Në këtë anketim morën pjesë 1734 kompani nga të gjitha zyrat e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (AHK) të Europës Qëndrore dhe Juglindore, 45 nga të cilat ishin nga Shqipëria.

burimi: AIDA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0