Inteligjenca artificiale nuk njeh limite, krijon antibiotikun e ri - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale nuk njeh limite, krijon antibiotikun e ri

Një antibiotik i ri nga inteligjenca artificiale. Në vetëm 2 orë IA, ka analizuar 7000 molekula dhe nëpërmjet algoritmit ka arritur të konfirmojë atë të duhurën kundër një superbaterie, që sipas OBSH Acinetobacter Baumannii zakonisht merret në struktura spitalore dhe shkakton infeksione shumë të rënda, duke u vlerësuar si ndër më të rrezikshmit në botë.

Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore “Nature Chemical Biology” dhe kjo arritje konsiderohet e rëndësishme pasi i hap rrugën mundësisë për përshpejtimin e procesit të zbulimit të antibiotikëve të rinj, edhe për shumë mikroorganizma të tjerë që janë kërcënim për shëndetin e njeriut.

Nëse nga njëra anë inteligjenca artificiale duket shumë efikase në këtë fushë të mjekësisë, nga ana tjetër, një ekip ndërkombëtar studiuesish ngrenë alarmin se duhet frenuar, pasi e pa rregulluar me ligj, një ditë mund të kërcënojë eksistencën e njerëzimit. Ndër firmëtarët e kësaj deklarate është edhe administratori i deleguar i “Open AI” dhe i “Google DeepMind”, të cilët këmbëngulin në faktin se përdorimi i inteligjencës artificiale është i palimituar, dhe rreziku për shfarosjen e njeriut është vërtet real. ctvnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0