Instituti Vodafone hap raundin e dytë të F-LANE akseleratorit të parë Europian për fuqizimin e rolit të femrës në teknologji - Business Magazine Albania

Instituti Vodafone hap raundin e dytë të F-LANE akseleratorit të parë Europian për fuqizimin e rolit të femrës në teknologji


F-LANE, akseleratori i parë Europian me në fokus sipëmarrjet social të cilat përdorin teknologjinë për të fuqizuar rolin e femrës në mbarë botën dhe iniciuar nga Instituti Vodafone, po përgatitet për edicionin e radhës.

Mbi 150 startupe nga 50 vende të botës kanë aplikuar për t’ju bashkuar akseleratorit në raundin e parë të F-LANE. Katër ose pesë sipërmarrëse dhe startupe femra do të pëzgjidhen për tu bërë pjesë e akseleratorit gjashtë javor.
Të paktën dy programe do të implementohen çdo vit dhe fokusi i tyre do të jetë në katër hapësira kyçe: Investim, Këshillim dhe Trajnim, Stërvitje dhe Rrjetëzim.

Investime deri në 12,000 Euro i presin startupet e udhëhequra nga femrat ku Vodafone mund të jetë një prej investitorëve potencial. Rrjetëzime me investitorë të tjerë, ofrues kapitalesh dhe investitorë ëngjëj. Janë planifikuar mentorë me eksperiencë për çdo startup, axhendë specifike për secilin dhe këshillim nga ekspertë të jashtëm, sesione trajnimi individuale, kontakt me Familjen Globale të Vodafone, pjesëmarrje në konference të ndryshme dhe qasje në Rrjetin Global Impact Hub dhe Social Entrepreneurship Akademie Network.

Misioni i programit është rritja e pjesëmarrjes së femrës në zhvillimin teknologjik si dhe përmirësimin rolit të saj në botë përmes teknologjisë. F-LANE në bashkëpunim me Impact Hub Berlin dhe Social Entrepreneurship Akademie synojnë të grumbullojnë startupe teknologjike inovative nga mbarë bota të cilat kanë në fokus femrën dhe ofrojnë një zgjidhje të një problemi social dhe kanë potencialin për impakt të gjërë.

Aplikimet online në akseleratorin 6 javor në Berlin duke filluar nga 9 Tetori 2017 janë të hapura deri më 24 Korrik 2017.

“Raundi i parë i F-LANE ishte fenomenal, me ide startupesh inspiruese, sipërmarrëse fantastike femra dhe një jehonë e madhe mediatike. Kjo na nxiti të mbajmë një raund të dytë. Dhe natyrisht kemi një rrugë të gjatë përpara drejt eliminimit të hendeqeve gjinore veçanërisht në sektorin e teknologjisë,” u shpreh Drejtoresha e Programeve dhe Strategjive pranë Institutit Vodafone Alice Steinbruck.

Ministrja Gjermane për Çështjet e Familjes, Qytetarëve, Femrave dhe të Rinjve, Manuela Schwesig, gjatë fjalimit të saj në Konferencën “Femra në Teknologji: Thyerja e Kufinjve prej Qelqi,” bëri thirrje për më shumë mbështetje në drejtim të femrës në sektorin e teknologjisë.

Ajo tha, “Ndryshimi dixhital do të ketë efekte të përhershme në shoqërinë tonë dhe mënyrën e të punuarit. Ne duhet të fuqizojmë rolin e femrës për të formësuar dhe bërë pjesë e kësaj bote të re në mënyrë që mundësitë të shfrytëzohen dhe kërcënimet të adresohen. Nuk mund të lejojmë që ekonomia jonë dixhitale të ngelet pas. Numri i femrave të disavantazhuara është alarmues. Problemet që duhet të adresohen me shpejtësi janë: pagesë e barabartë për punë të barabarta, mundësi të barabarta në menaxhim dhe akses të barabartë në financa.”

Startupet që shkëlqyen në raundin e parë të F-LANE ishin Wazi Vision, Ask Without Shame (Uganda), Securella (Marok), DigiSitter (Gjermani) dhe Lensational (Hong Kong).

Vetëm 9% e startupeve teknologjike në mbarë botën themelohen nga femra. Studimi “Bota e re me role të vjetra” publikuar së fundi nga Instituti Vodafone zbulon se shumë themeluese femra të startupeve ndihen në disavantazh krahasuar me kolegët meshkuj. “Klisheja popullore se nuk ka femra me ekspertizë në teknologji është e skaduar. Për të shfrytëzuar potencialin që aktualisht ekziston, media, politikbërësit dhe investitorët duhen të ndryshojnë qasjen e tyre,” tha Alice Steinbruck, autore e studimit të Institutit Vodafone.

Rreth Institutit Vodafone
Instituti Vodafone është “think-tank” Evropian i Vodafone ku eksplorohen përdorimet potenciale dhe të përgjegjshme të teknologjive në inovacion, rritje dhe garantim të impaktit social. Përmes hulumtimeve dhe evenimenteve, Instituti ofron mendim udhëheqës dhe një platformë për dialog mes biznesit, akademisë dhe politikës. Instituti Vodafone është përkushtuar përmirësimit të aksesi në teknologji për të gjitha nivelet e shoqërisë si dhe zhvillimin dhe mbështetjen e programeve për fuqizimin e rolit të femrës dhe edukimin dixhital.

Rreth Social Entrepreneurship Akademie
Social Entrepreneurship Akademie u themelua si një nismë e përbashkët nga katër qendra universitare në Mynih në 2010-ën. Nën sloganin “Edukim për Ndryshim Social,” ky rrjet unik edukon sipërmarrës social dhe ata që bëjnë diferencën në shoqëri. Bordi këshillues i tij përvëhet nga Falk Srascheg, Bernd Wendeln, Fondacioni BMW, BonVenture, Fondacionit Vodafone dhe Stifterverband.

Rreth Impact Hub Berlin
Impact Hub Berlin është katalizatori i inovacionit social. Është një komunitet, dhe një hapësirë kreative dhe këshilluese. Si pjesë e rrjetit më të madh për inovacion social në mbarë botën, ata inspirojnë, lidhin dhe mundësojnë komuniteteve globale të zhvillojnë idetë e tyre për një botë më të qëndrueshme. Ata ofrojnë akses në trajnime dhe mbështetje, hapësira pune, leksione, workshope trajnuese, evenimentet komunitare dhe programe inkubatore. Impact Hub Berlin ka krijuar programe profesionale për kompani lokale e globale, organizata e institucione nga sektorë të ndryshme, ka punuar në gjetjen e një udhe të përbashkët mes shoqërisë, ekonomisë dhe politikës. Qendra e parë u hap në Londër në 2005-ën ndërsa sot numërohen mbi 90 qendra në 53 vende të botës dhe 17000+ anëtarë.

Më shumë informacion: www.f-lane.com
www.facebook.com/flaneaccelerator/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0