Instagram do t'ua ndalojë fëmijëve nën 13 vjeç përdorimin e platformës

Instagram do t’ua ndalojë fëmijëve nën 13 vjeç përdorimin e platformës


Duke filluar nga dita e premte, përdoruesit duhet të tregojnë datën dhe vitin e lindjes, kurse përdorimi i platformës do t’u lejohet vetëm atyre që janë mbi 13 vjeç.

Kjo nuk do t’u kërkohet të rriturve, por ka mundësi që të bëhet pyetja lidhur me moshën, së paku një herë dhe të mos përsëritet më.

Në dallim nga Facebook dhe disa rrjete tjera sociale, Instagram nuk e ka pasur si pjesë të regjistrimit verifikimin e moshës.

Gjatë kalimit të kohës, kjo platformë e cila ndiqet nga të rinjtë në masë shumë të madhe, përmban edhe përdorues, të cilët janë fëmijë.

Ky veprim vjen disa ditë pasi Instagram u kritikua ashpër për lejimin e fëmijëve që të përdorin këtë platformë të shpërndarjes së fotografive.

Të gjithë përdoruesve që kanë edhe llogari në Facebook, Instagrami do t’ju merr datën e lindjes, por nuk do ta shfaq në profil.

Nëpërmjet këtij veprimi, Instagram po hedh hapat e parë për ndalimin e përdorimit të Instagram-it nga fëmijët, derisa t’i lejohet që të bëjë identifikimin e fytyrave nëpërmjet letërnjoftimeve zyrtare.

Lexoni gjithashtu:

Opsioni i Instagram-it që ndoshta nuk e dinit se ekziston

Metro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0