Opsioni i Instagram-it që ndoshta nuk e dinit se ekziston

Opsioni i Instagram-it që ndoshta nuk e dinit se ekziston


Instagram ka një opsion të cilin shumica njerëzve nuk e dinë se funksionon. Bëhet fjalë për Arkivin (Archive).

Ndodh që herë pas here t’i fshini fotot nga profili, por ka mundësi që pas një kohe edhe të pendoheni. Prandaj, Instagram prej kohësh ka krijuar opsionin që ju lejon t’i hiqni fotot nga profili, por pa i fshirë. Arkivi ju ndihmon që herë pas here t’i riktheni fotot për të cilat keni nostalgji.

Lexoni:

Instagram po i heq pëlqimet. Ja si do të duken postimet tuaja

Arkivi (Archive) njihet shumë pak nga përdoruesit për shkak se nuk u njoftua zyrtarisht nga Instagram në momentin që u lançua.

Si t’i arkivoni fotot:

  • Shkoni te fotoja që doni të hiqni, por jo ta fshini përgjithmonë
  • Klikoni tek tre pikat në të djathtë të fotos
  • Klikoni Archive
  • Më pas fotoja do të hiqet nga profili.

Si ta ktheni në profil një foto të arkivuar:

  • Shkoni tek profili dhe klikoni tre vizat horizontale që shfaqen në të djathtë të celularit
  • Klikoni Archive
  • Fillimisht ju del arkivi për story-et (Stories Archive), por çojeni tek arkivi i postimeve (Post Archive)
  • Shkoni te fotoja që doni ta riktheni
  • Klikoni tre pikat që ndodhen në të djathtë të fotos
  • Klikoni “Shfaqe në Profil” (Show on Profile) dhe fotoja do të rikthehet në profilin tuaj.

Lexoni:

https://businessmag.al/instagram-po-teston-reels-nje-format-video-muzike-i-ngjashem-me-tiktok/

Havecamera

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0