Inovacion në FSHF për t’u shërbyer tifozëve Kuqezi në çdo skaj të globit!

Inovacion në FSHF për t’u shërbyer tifozëve Kuqezi në çdo skaj të globit!


Kush është Gazmend Malo? 

Pozicioni aktual: Drejtor i departamentit Marketing pranë Federatës Shqiptare të Futbollit gazmend-malo-FSHF-businessmag

Fusha e Ekspertizës: Marketing & Communications

Hobby: Bota e motorrëve, veçanërisht motoçikletat, Kinemaja, Letërsia, gatimi, Brands and Advertising

Info shtesë: “Filozofia: step by step” “punën e sotme mos e lër për nesër se pastaj duhet ta gdhish“

• Na tregoni pak për këtë frymë të re në FSHF, një brand i ri, çfarë ka sjellë brenda punës në FSHF dhe çfarë ka përcjellë te futbollistët, tifozët dhe dashamirësit e futbollit? 

Ok, pa dashur të bëhem shumë formal, po e filloj duke të falenderuar nqs thua që perceptohet një frymë e re. Kjo do të thotë që gjysma e suksesit është e garantuar sepse mesazhi ka kaluar dhe ndryshimi është ndjerë dhe kjo është një burim sodisfaksioni i pamasë.

Në të vërtetë qëllimi i një ribrand-imi, në rastin tonë ishte pjesë e një stategjie më të madhe, e cila kishte për qëllim një ripozicionim total të Institucionit. Ne vendosëm të ndryshonim shumë gjëra përfshirë “look”-un tonë, kanalet e komunikimit, mënyrën e komunikimit, shërbimet e ofruara dhe shumë gjëra të tjera.

Se sa një brand, mund të ndikojë tek Futbollistët apo tifozët, vështirë të përcaktohet në terma sasiorë, por jam i bindur dhe e kemi vërtetuar edhe me sondazhe se në tërësi ka një përshtypje të re, të përmirësuar (siç e the dhe ti), mbi risitë e ofruara së fundmi kundrejt tifozëve dhe publikut në një shkallë më të gjerë.

• Kur bëmë kërkimin për operatorët e shitjeve online në Shqipëri, vumë re se FSHF Shop është aktiv prej më shumë se 1 vit?

E vërtetë, më saktësisht faqja jonë e-commerce, e realizuar me suportin e partnerit tonë New Media Communications, është aktive prej më shumë se një vit e gjysëm tashmë. Në këtë faqe, kemi mundur të ofrojmë mundësinë e blerjes së fanellës së Kombëtares sonë, tifozëve tanë jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë, madje edhe me shërbime të veçanta si personalizimi me emër, numër, etj.

• Si funksionojnë shitjet online? Cilat janë kategoritë e produkteve që tregtohen? Sa interes ka patur për të blerë online?

Së pari, mund të themi se shitjet online kanë filluar të funksionojnë më së miri. Ngadalë kemi filluar të kemi një rritje të indeksit të përdorimit të kompjuterit dhe kanaleve dixhitale të blerjeve dhe ky është një tregues shumë pozitiv.

Kategoritë e produkteve që ne tregtojmë në dyqanin tonë online janë kryesisht veshjet zyrtare të “Kuqezinjve” duke filluar nga ato të lojës e duke vazhduar me veshje të kohës së lirë, tuta stërvitjeve, etj. deri në ato që në gjuhën popullore u themi “fëshfëshe” ose xhakaventa kundër shiut.

Më tej, kësaj liste i shtohen edhe artikujt periodikë si kalendari, axhenda dhe disa artikuj dhe aksesorë të tjerë. Së shpejti, kjo gamë do të zgjerohet me një numër të madh artikujsh. Le të themi që interesi ka qenë shumë i madh në fillim, ku me hapjen e dyqanit patëm një boom shitjesh, ndërsa më tej ky ritëm ra disi, por vlen të theksohet një lloj njëtrajtshmërie në blerje, tregues ky se interesi për artikujt zyrtarë të ofruar nga FSHF mbetet i lartë. Kësaj i shtohen edhe periudhat e zakonshme të dhuratave si Krishtlindjet apo viti i ri ku artikujt zyrtarë “kuqezi” duket se janë një zgjedhje e preferuar për shumë tifozë.

• Kush janë ata që blejnë? Nga cilat shtete? Cilat metoda pagese përdoren?

Ata që blejnë janë tifozë te kombëtares.

Hmmm, vështirë të thuhet me saktësi. Kategoritë janë nga më të ndryshmet: te ne blejnë të rinj që dëshirojnë të vishen me veshjen zyrtare të Kombëtares kur ata vetë luajnë futboll; blejnë ata që dëshirojnë të kenë një fanellë kuqezi për kohën e lirë, kur bëjnë vrap; e blejnë ata që duan të bëjnë nje dhuratë të veçantë etj.

Artikulli u publikua më parë në faqen 44 të nr. 7 të revistës Business Mgazine Albania. Për të shfletur të plotë revistën klikoni këtu.

Në përgithësi ka një tendencë të konsiderueshme konstante të blerjeve, të cilat kryhen nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Kjo, për arsye të një fuqie blerëse më të madhe, por edhe të një elementi “patriotik” më të theksuar. Metoda e pagesës është ajo që ofrohet si në çdo dyqan tjetër online, që do të thotë kartë krediti ose kartë debiti.

• Si funksionon shpërndarja e produkteve?

Shpërndarja ose Dërgesa kryhet nëpërmjet korrierit DHL, i cili aktualisht realizon dërgesa në çdo cep të botës dhe kjo nuk është vetëm një klauzolë kontrate, por është fakt. Ne kemi dërguar artikuj të blerë në dyqanin tonë në SHBA, Kanada, Itali, Gjermani, Zvicër, Suedi dhe në shumë vende të tjera europiane, por këtu natyrisht përfshihen edhe Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Rastet e blerjeve nga brenda Shqipërisë janë më të pakta, pasi shumë shqiptarë që jetojnë brenda vendit, preferojnë të kryejnë blerje drejtpërdrejt në FSHF, kjo për arsye preference të “blerjes tradicionale” por edhe për faktin që është një mënyrë për të kursyer koston e dërgesës.

• Cili produkt është më i shituri? Mendoni ta zgjeroni gamën e produkteve që shiten?

Siç mund të imagjinohet lehtësisht, artikulli më i shitur është “bluza zyrtare” e kombëtares. Kryesisht blerjet bëhen me personalizime ku blerësi vendos emrin e tij në bluze ose emrin e personit të cilit ia dhuron, por shumë prej tyre preferojnë të vendosin emrin e lojtarit të tyre të preferuar. Vihet re një preferencë e golashënuesit menjëherë pas ndeshjes si psh Mavraj pas ndeshjes me Francën, Sadiku, Salihi, Balaj por nuk mungojnë edhe bluzat me emrin e kapitenit Cana (shumë i kërkuar), Kaçe, etj deri në pikën që na kanë kërkuar madje edhe bluzën e Berishës e cila nuk është Kuqezi për arsye rregulloreje. Siç e thamë edhe më përpara, gama e produkteve do të zgjerohet ndjeshëm për vitin 2016. Le të themi që pas një periudhe fillestare, si edhe për të testuar tregun apo për t’u ofruar një shërbim tifozeve tanë, në këtë moment, rritja e ofertës Kuqezi nga ne është hapi logjik i rradhës.

• Vizitorët në Website-n tuaj kryesisht vijnë direkt, apo nga ana juaj përdorni kanale/ mjete marketing për t’i tërhequr dhe orientuar drejt faqes online? Keni staf të dedikuar për zhvillimin online?

Përgjithësisht vizitorët vijnë drejtpërdrejt nga faqja jonë online, ose nëpërmjet faqes sonë zyrtare në Facebook, ku herë pas here kemi bërë edhe “reklamë të sponsorizuar”. Më shumë ne kemi preferuar kanalet tona të komunikimit dhe fushata të rregullta newsletter, por është e vërtetë që së shpejti do të bëjmë edhe një fushatë më tradicionale.

Artikulli u publikua më parë në faqen 44 të nr. 7 të revistës Business Mgazine Albania. Për të shfletur të plotë revistën klikoni këtu.

Për gjithë këto gjëra që bëjmë natyrisht që kemi staf të dedikuar vetëm për prezencën tonë online, por siç e thashë edhe më lart kemi edhe një agjenci që na ndihmon në projekte madhore dhe në shërbime të herëpas’hershme.

• A mund ta quajmë aplikimin e shitjes së biletave online një tjetër inovacion nga FSHF apo ishte një nevojë që duhej përmbushur? Në krahasim me federatat e tjera të vendeve të rajonit, si renditemi në këtë drejtim?

Mund të themi që ky shërbim është pak nga të dyja. Me siguri i ofrojmë një shërbim mjaft të vlerësuar tifozëve tanë që jetojnë jashtë dhe brenda duke i dhënë atyre mundësinë të bëjnë rezervimet e fluturimeve, hoteleve, etj por edhe të evitojnë rradhat, oraret, etj. Ky proçes kërkon vetëm disa minuta nga komoditeti i divanit.

Njëkohësisht ky shërbim është edhe një risi që ne ofrojmë për tregun shqiptar. Le të themi që ky shërbim nuk është tamam një inovacion që kemi bërë ne, por vlen të thuhet që sistemi ynë është një nga më të përparuarit në rajon pasi ofron zgjedhjen e vendit në tribunë, emërtimin në biletë duke ofruar kështu siguri maksimale dhe nuk është e nevojshme tërheqja e biletës fizike tradicionale. Kush blen një biletë shkon drejt e në stadium pa ndaluar askund tjetër.

• Me kualifikimin për në EURO 2016, vëmendja ndaj kombëtares është e jashtëzakonshme. Çfarë veprimesh do të ndërmerrni për t’i shërbyer dashamirësve dhe ndjekësve të kombëtares? Do ketë produkte të reja të lidhura me aktivitetin?

Është vërtet siç thua ti Gerti. Me kualifikimin në Euro 2016 që vlerësohet si një fitore në vetvete, rritet jashtë mase edhe përgjegjësia. Në këtë moment jemi duke shqyrtuar të gjitha hapësirat e mundshme për t’u ofruar tifozëve tanë një shërbim maksimal, edhe kur disa gjëra janë ekskluzivitet i Uefas. Vlen të përmend këtu dhe të informojmë tifozët tanë me këtë rast, se biletat mund të blihen vetëm nëpërmjet Uefa-s (portali Euro2016), por pas zgjedhjes së flamurit tonë në menunë kryesore të faqes. Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë të eksplorojnë portalin e dedikuar tifozerisë sonë në shqip përfshirë këtu edhe seksionin “FAQ” ose “Pyetjeve më të shpeshta”.

Këtu jemi ende duke shqyrtuar edhe mundësinë e shitjeve zyrtare të FSHF-së në Francë për të gjithë tifozët tanë.

• FSHF e re dhe Teknologjia, një marrëdhënie që sjell progres. Çfarë mund të presim në vazhdim?

Nuk do të doja dhe nuk mund të zbuloj këtu të gjitha surprizat, edhe sepse disa prej tyre janë ende në proçes formëzimi, por një seri shërbimesh të reja do të jenë të mundura për tifozët tanë në fushën e “ticketing” ku për sezonin e ardhshëm do të kemi bileta sezonale të blera online dhe në dyqan. Një drejtim tjetër është ai i ndeshjeve të kombëtareve të Femrave, U21 etj edhe online streaming ku çdokush që ka interes mund t’i ndjekë nëpërmjet faqes sonë zyrtare www.fshf.org në seksionin “fsht.tv” si dhe disa të tjera që do të doja të ishin surprizë dhe t’ia lija kohës.

Artikulli u publikua më parë në faqen 44 të nr. 7 të revistës Business Mgazine Albania. Për të shfletur të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0