Innovation Leadership 101 - Si të zotëroni inovacionin e vazhdueshëm? - Business Magazine Albania

Innovation Leadership 101 – Si të zotëroni inovacionin e vazhdueshëm?


Çfarë është inovacioni i vazhdueshëm dhe si mund të ndihmojë një workshop 2 ditor bizneset inovative të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në shekullin e XXI?

88% e “Kompanive në Fortune 500” që ekzistuan në vitin 1955 nuk ekzistojnë sot dhe supozohet se 80% e kompanive që ekzistojnë sot, nuk do të jenë në vitin 2070. Historitë e kompanive të mëdha, që dështuan për shkak të mungesës së inovacionit si Kodak, Nokia ose Blockbuster, tregohen çdo ditë në shkollat ​​e biznesit.

Të gjitha organizatat sot, të mëdha dhe të vogla, po përballen me transformime të vazhdueshme. “Transformimi sot është më shumë sesa thjesht ndryshime në teknologji, kanal ose konkurrencë – janë të gjitha njëherësh”. @SteveBlanks

Shumica e organizatave më në fund kanë pranuar se qasja e tyre ekzistuese nuk është aq inovative sa të mbijetojë vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, të gjithë flasin për startup dhe “inovacionin si një startup”. “Një startup është një institucion njerëzor i projektuar për të krijuar një produkt ose shërbime të reja në kushte të pasigurisë ekstreme” @EricRies

Startup-et po rriten me shpejtësinë e dritës dhe po ndryshojnë jetën tonë si dhe modelet e biznesit të së ardhmes, përgjithmonë. E gjithë kjo pa para, shpesh pa përvojë menaxhimi dhe me kohë të kufizuar. Por, çfarë dhe si e bëjnë ata këtë?

Me ndihmën e metodologjive si Lean Startup, zhvillimit agile, dizejnimit me fokus tek njeriu etj. Lean startup që është kudo sot, synon të shkurtojë ciklet e zhvillimit të produktit dhe të zbulojë me shpejtësi nëse një model i propozuar biznesi është i zbatueshëm.

“Köstinger International Consulting” mbështet organizatat në udhëtimin e tyre të vazhdueshëm të inovacionit, për të përmirësuar dhe bërë atë që është e nevojshme për të arritur në nivelin tjetër për të mbijetuar në shekullin e XXI.

Përmes përvojës të gjerë kanë shoqëruar dhe trajnuar mbi 500 kompani dhe startup-e në 14 vende.

Këtë do ta sigurojnë edhe në seminarin 2-ditor që organizohet në datat 22-23 Janar 2020 në Tiranë.

DITA 1: Si të merrni më shumë angazhim, rezultate më të shpejta si startup-e?

  • Pse? Si? Çfarë
  • Modelet e biznesit – e kaluara – e tashmja – e ardhmja
  • Zbulimi dhe zhvillimi i klientit
  • Projektimi i propozimit të vlerës
  • Business Model Canvas
  • Metodologjia e Lean startup
  • Produkti / Eksperimenti minimal i zbatueshëm

Dita 2: Përditësoni organizatën tuaj – Inovacioni i Vazhdueshëm

  • Inovacioni i vazhdueshëm vs shfaqja e inovacionit
  • Cikli i jetës së biznesit
  • Kanalizimi i inovacionit
  • Projektimi me fokus njeriun
  • Zhvillimi agile dhe business agile
  • Rritja
  • Si të matin rritjen: OKR, Metrika North Star, metrika Vanity, AARRR

Ky workshop është krijuar për liderët e biznesit dhe zhvilluesit e biznesit që përballen me sfida si:

  • Si të inovojmë si startup?
  • Cilat modele të reja biznesi ekzistojnë dhe çfarë na përshtatet?
  • Si të kombinojmë inovacionin në biznesin tonë të përditshëm?
  • Si të krijojmë dhe të nxisim një kulturë inovacioni në kompaninë tonë?

Ne gjithashtu inkurajojmë sipërmarrësit, konsulentët e biznesit, menaxherët e inovacioneve, menaxherët e burimeve njerëzore dhe Scaleups të marrin pjesë.

Gjuha e workshopit është anglisht dhe materialet janë në anglisht.

Në të gjitha ditët do të ketë një qasje të orientuar drejt praktikës, me mbi 70% punë praktike, duke përdorur metoda vizuale me shumë ushtrime praktike në mënyrë që pjesëmarrësit të provojnë vetë mënyrën e të menduarit, metodat dhe mjetet dhe më pas të reflektojnë në mënyrë optimale.

Pjesëmarrësit do të inkurajohen të sjellin problematikën e tyre ose pengesat e udhëtimit të tyre inovativ. Në punën në grup ose individualisht ata do të udhëzohen, me ndihmën e mjeteve të ndryshme, për të përfunduar dhe vizatuar zgjidhje dhe skenarë të ndryshëm për çështjet e tyre.

Lektore: Mag.a Asetila KÖSTINGER CMC CEC, Vjenë

Certified Management Consultant, Certified Agile Professional

Asetila është një sipërmarrëse e të mësuarit krijues. Gjithashtu një themeluese starup-i, trajnere e InterCultural dhe Folëse Publike shumë-gjuhësh me vendbanim në Vjenë. Ajo i do startup-et me impakt dhe është shumë e apasionuar pas fuqizimit të grave përmes sipërmarrjes. Ajo punon fort çdo ditë në mënyrë që më shumë themelues të mund të dizajnojnë dhe ndërtojnë më shumë #zebrastartup.

Ajo ka ndërtuar disa kompani të vetat dhe startupe me kalimin e viteve. Disa kanë dështuar, kështu që ajo ka mësuar shumë nga secili dhe i ka nisur përsëri të gjitha. Nga mësimet dhe përvoja e saj, ajo ka zhvilluar programe të ndryshme startup-sh si #focusimpactshine ose programe inkubimi si WeDOs dhe OpenBox të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht.

Data: 22-23 Janar, 2020
Ora: 9:00 AM – 5:00 PM
Vendndodhja: Hilton Garden Inn, Tiranë
Çmimi: 350 euro (me TVSH)

(fletëpalosje, certifikatë, drekë dhe pushime kafe të përfshira)

Aplikimet mbyllet në datën 10 Janar 2020

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0