Inflacioni në Britaninë e Madhe arrin 9%, niveli më i lartë i mbi 40 viteve - Business Magazine Albania

Inflacioni në Britaninë e Madhe arrin 9%, niveli më i lartë i mbi 40 viteve

Inflacioni

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arritin në 9% gjatë muajit prill, niveli më i lartë i më shumë se 40 viteve, ndërsa çmimet e larta të energjisë dhe gazit kanë çuar faturat familjare në nivele rekord.

Rritja e përshkallëzuar e ushqimit dhe transportit ka kontribuar gjithashtu në rritjen e kostos së jetesës, duke thelluar krizën dhe duke prekur mijëra familje me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Grupet e biznesit theksojnë se të gjithë sektorët e industrisë dhe tregtisë po vuajnë krizën  e çmimeve të rritura të gazit dhe energjisë, me një goditje të ngjashme financiare si në rastin e pandemisë, por jo me të njëjtën mbështetje qeveritare.

Zyra e Statistikave Kombëtare britanike tha se rritja me 54% e çmimit të energjisë gjatë muajit prill, e ka çuar faturën mesatare mujore të gazit dhe energjisë në 2000 paund. Kjo ishte arsyeja kryesore e rritje së indeksit konsumator në mars në nivelin 7%.

Lexo: Çmimet në Shqipëri janë sa 61% i mesatares europiane. Më të shtrenjtat në rajon

Ekonomisti Grant Fitzner tha se “rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimeve dhe çmimet e larta rekord të karburanteve u kompensuan nga kostot e veshjeve që u rritën më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Rritja ishte në përputhje me pritjet e analistëve dhe sinjalizon se nuk ka një fund të shpejtë të rritjes së kostos së jetesës me të cilën përballen miliona njerëz në Britani. Banka e Anglisë thotë se inflacioni mund të arrijë në 11 për qind në tetor kur të hiqet edhe kufiri në faturat e brendshme të energjisë.

Miliona njerëz në Britani, si ata në të gjithë Evropën, po përballen me rritjen e kostos së tyre të jetesës, pjesërisht të nxitura nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila po kufizon furnizimet me energji dhe produkte ushqimore, siç është gruri.

Presioni po i shtyn punëtorët të kërkojnë rritje të konsiderueshme të pagave, një lëvizje që qeveria konservatore argumenton mund të çojë inflacionin edhe më të lartë.

Mijëra punëtorë të hekurudhës hynë të martën në grevë, duke kërkuar rritje të pagave, ndërsa aeroportet e vendit tashmë janë paralizuar për më shumë se një muaj për shkak të mungesës së stafit.

Nën presionin për të bërë më shumë për të ndihmuar familjet britanike, që po përballen me goditjen më të rëndë ekonomike në dekada, kryeministri Boris Johnson, tha se greva do të dëmtonte bizneset, ndërsa ato vazhdojnë të rimëkëmben nga pandemia.

The Guardian,  REL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0