Hillary Clinton: Drejtori i Facebook duhet të paguajë çmimin për dëmtim të demokracisë

Hillary Clinton: Drejtori i Facebook duhet të paguajë çmimin për dëmtim të demokracisë


Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka thënë se drejtori ekzekutiv i rrjetit social, Facebook, duhet të paguajë një çmim për atë që po i bën demokracisë.

Ajo hodhi dyshime për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të drejta pas vendimit të rrjetit social për të mos kontrolluar faktet e reklamave politike.

Duke folur në një tubim në New York, të organizuar për skandalin “Cambridge Analytica”, kandidatja e zgjedhjeve të kaluara tha se zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe janë në rrezik dhe kritikoi vendimin e Facebook-ut për t’i lejuar politikanët që të gënjejnë në reklamat e tyre në këtë rrjet social.

Deklarata e saj vjen në kohën kur po qarkullojnë disa thashetheme se bashkëshortja e ish-presidentit Clinton mund të bëhet përsëri pjesë e garës për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Ajo tha se është e pashmangshme që të dhënat e rreme në Facebook do të kenë ndikim në zgjedhje, sepse, sipas saj, propaganda jep rezultate. Clinton shtoi se lajmi i rremë në Facebook, i publikuar në vitin 2016, se gjoja Papa Françesku e ka përkrahur Donald Trump-in në zgjedhje, kishte ndikim të vërtetë.

TheGuardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0