Harrojeni ‘limonatën’, Beyoncé po investon në ‘shalqi’


Beyoncé, një nga artistet më të promovuara në historinë e muzikës, po investon në një startup 3-vjeçar që shet ujë me shije shalqiu, duke u radhitur në të famshmet të cilat kanë një qasje në biznes.

Artistja deklaroi të martën se po investon në World Waters LLC që prodhon një pije sporti e përbërë nga lëngu i shalqiut i përpunuar në presion të lartë. Marrëveshja i shtohet portofolit të bizneseve të mirëqënies të Beyoncé e cila zotëron një linjë të veshjeve Ivy Park dhe një investim në.

Beyoncé, 34 vjeç i bashkohet Oprah Winfrey dhe yllit të basketbollit LeBron James në radhën në rritje të të famshmëve të cilët u shmangen marrëveshjeve në favor të investimeve direkte në kompani. Winfrey bleu rreth 10 për qind të aksioneve të Wight Watchers International Inc. në tetor për rreth 43.2 milionë $, ndërsa pati një marrëveshje me McDonald’s Corp. për t’u bërë partner në restorantin startup Blaze Pizza. Çmimi i aksioneve të Weight Watchers janë dyfishuar që prej deklaratës së blerjes së aksioneve nga Winfrey.

Lemonatë e freskët

Beyoncé lançoi albumin e saj “Lemonade” me nam të madh më 23 Prill. Promovimi i këngëve të Beyoncé u bë virale në mediat sociale dhe gjeneroi artikuj “scoop” për gazetat. Sipas revistës “Billboard”, Lemonade gjeneroi shitje të albumit prej 653,000 kopje në javën e parë, më shumë se në çdo lançim tjetër të 2016-s.

Marrëveshja e kompanisë së pijeve me Beyoncé bën sens, tha Rohit Deshpande, profesori i marketingut në Harvard Business School. Yjet që japin paratë e tyre për biznese i japin besueshmëri promovimit të brandit, gjë që marrëveshjet e angazhimit nuk e bëjnë. Autenticiteti është ajo që vlerësohet sot, sidomos nga milenialët, sipas Deshpande.

“Nëse paguhesh për angazhimin në një brand, ka një skepticizëm për pjesën e konsumatorëve nëse ti po e tregon këtë person me këtë produkt sepse ata paguhen për këtë, apo vërtet e përdorin atë,” ka thënë ai. “Kur një person investon në një kompani, atëherë ka një ndjesi se ky person është i angazhuar.”

Turi botëror

Për sa kohë që imazhi personal i një ylli rreshtohet me atë të një marke, investimet e të famshmëve mund të jenë një ‘fat i rënë nga qielli’ për komapnitë, ka thënë ai. Marrëveshja e Winfrey’t me Weight Watchers solli më shumë se 1 miliardë impresione nga media e lirë, një ngjarje e cila për t’u përsëritur do të kushtonte 17.5 milionë $, sipas përllogaritjeve të Apex Marketing Group Inc. James i cili ka 30 milionë ndjekës fansa në Twitter, ka postuar rreth zinxhirit të picave ku ka investuar dhe ka veshur kapelën ‘Blaze’ pas ndeshjeve. James gjithashtu u shfaq në një video në YouTube për brandin që është parë 1.7 milionë herë.

Beyoncé, e cila nisi turin e saj botëror “Formation” më 27 Prill, do të “shesë” pijen e quajtur WTRMLN WTR në sheshet e saj koncertale përgjatë turit dhë përveç kësaj, është shafqur edhe në shumë dyqane në të gjithë SHBA-të gjatë promovimit të linjё sё saj tё veshjeve Ivy Park. Investimi i saj do të ndihmojë në përshpejtimin e shtrirjes dhe përhapjes së kompanisë me bazë në Nju Jork: Ajo projekton që shitjet e 2016-s do të rriten me 385 për qind nga 2015, pavërësisht se refuzon të zbulojë të ardhurat aktuale.

‘Niveli i misionit’

Në bisedimet me Beyoncé, bashkëthemeluesja dhe drejtoresha krijuese e World Waters, Jody Levy, ka thënë se një marrëveshje tipike angazhimi nuk ka qënë kurrë pjesë e bisedave.

“Ky është një diferencim shumë i rëndësishëm midis një ylli influencues tradicional i cili lidhet me markën, sepse kthehet në nivelin e një misioni,” ka thënë ajo.

Beyoncé e ka cituar këtë mision, që përfshin fuqizimin e shëndetit dhe të femrave, si qendra e interesit të saj në investimin në këtë brand.

“Unë investova në WTRMLN WTR sepse është e ardhmja e hidratimit të pastër, natyral; si partnerë, në ndajmë një mision të thjeshtë për t’i shpërndarë botës aksesin në mirëqënien,” ka thënë ajo në një deklaratë.

“Aksionere me peshë”

Ndërsa nuk është bërë e ditur masa e investimit, Knowles është tashmë një aksionere “me peshë” në kompani, ka thënë Levy.
Përfshirja e Beyoncé është kulminimi i një serie ngjarjesh që kanë filluar në 13 Dhjetor, 2013, ditën në të cilën kënga e saj “Drunk in Love” u lançua, një këngë që përmban frazat “Kam pirë ujë me shije shalqiu.” Ajo e Premte ishte gjithashtu e njëjta ditë kur WTRMLN WTR u shit për herë të parë në një dyqan ‘Whole Foods’ në Brooklyn. Levy tha se telefoni i saj filloi të “bombardohej” ndërsa miqtë dhe familja dëgjuan rreshtin që këndohej nga Beyoncé.

Levy, e cila ka punuar në industrinë e argëtimit, bëri dy telefonata dhe 2 mostra të produktit u dërguan në Parkwood Entertainment, kompaninë e menaxhimit të Beyoncé, dhe në Barclays Center, arenën në të cilën më parë bashkëshorti i këngëtares, Jay Z ka qenë një investitor.

“Ishim në fazën e rritjes dhe nuk e kishim qëllim që të sillnim te ne një njeri të famshëm,” ka thënë Levy. “Kisha parasysh angazhimet e saj të mëparshme me Pepsi, dhe nuk doja asgjë në këmbim prej saj.”

Fruti i pashitur

Kur Parkwood iu qas World Waters vitin që pasoi gjithsesi, skuadrat zbuluan se kishin vlera të ngjashme.

“Unë jam ndjerë vërtet e emocionuar sikur Beyoncé të ishtë një investitore dhe pjesë e një grupi të kuruar të disa njerëzve të cilët të gjithë besojnë në fuqinë e asaj që po bëjnë,” ka thënë Levy në një intervistë.

Ajo që po bëjnë ata është nxjerrja e fitimeve nga qindra miliona paundë të shalqinjve të cilët nuk shiten në SHBA, shpeshherë sepse janë të shëmtuar dhe digjen nga dielli, duke i kthyer ato në pije. Lëngu që përshkon procesin e presimit, në vend të pasterizimit me nxehtësi, po fiton popullaritet ndërsa konsumatorë gjithmonë e më shumë të ndërgjegjshëm për shëndetin e tyre po tranferohen nga konsumi i sodave ose pijeve të tjera me sheqer.

 

/Shkruar nga Jennifer Kaplan për Bloomberg.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale