Hapet për herë të parë Call Center në shërbim të qytetarëve - Business Magazine Albania

Hapet për herë të parë Call Center në shërbim të qytetarëve


Përurohet qendra e parë e Call Center-it, e cila do t’u ofrojë qytetarve të gjithë informacionin e duhur për marrjen e një shërbimi.

11800 është numri që për herë të parë vihet në dispozicion të qytetarëve me synimin për të shmangur radhët, por edhe korrupsionin në sportele.

Ministrja e Inovacionit tha se tashmë ofrohet informacion për 400 shërbime nga 1400 që janë në total.

“Është hera e parë që hapet një numër kombëtar, 11800 për shërbimet publike. Pse e bëmë këtë gjë? Ne kemi filluar një reformë shumë të thellë të shërbimeve publike në sportel. Jemi shumë koshient se ka shumë vështirësi në marrjen e shërbimit, ka vonesa, ka korrupsion dhe për këtë arsye kemi filluar këtë reformë”, tha Harito.

Ky shërbim do të ofrohet përgjatë gjithë javës përveç të shtunës ndërsa në call Center do të ofrojnë shërbim si fillim 20 operatorë.

 

burimi: GazetaDita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0