Hakerët vjedhin 49 milionë dollarë nga një bursë e kriptovalutave
Përditësuar së fundmi: 28/11/2019

Hakerët vjedhin 49 milionë dollarë nga një bursë e kriptovalutave

Share
nga Eridon Elshani
Nën 28, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Bursa koreano-jugore UPbit konfirmoi vjedhjen e 342 mijë kriptovalutave Ethereum me vlerë prej 49 milionë dollarë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Chi-hyung Song dha lajmin se një haker i panjohur ka transferuar ether nga portofoli i UPbit në portofolin e tij, në orët e vona të mbrëmjes së 27 nëntorit.

Në reagim të vjedhjes, UPbit ndaloi të gjitha depozitat dhe tërheqjet për dy javë.

Kompania tha se do të mbulojë dëmet me asetet e saj.

Lexoni gjithashtu:

Pse njerëzit frikësohen nga kriptomonedhat dhe si mund të zgjidhet kjo?

Vjedhja e bursave të kriptovalutave është shndërruar në një biznes mjaft fitimprurës për hakerët. Këta të fundit vodhën 40 milionë dollarë nga Binance, 32 milionë dollarë nga Bitpoint dhe 4.2 milionë dollarë nga Bitrue.

Msn



Evente