Gusht 2016: Të dhënat nga INSTAT për "Indeksin e çmimeve të konsumit" - Business Magazine Albania

Gusht 2016: Të dhënat nga INSTAT për “Indeksin e çmimeve të konsumit”


Indeksi i Çmimeve të Konsumit 

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Gusht 2016, arriti 101,1 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100). Në muajin Gusht 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,70 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike e duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar secili me nga +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit ”Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike me 4,7 %, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4,4 %, grupi “Argëtim e kulturë” me 2,4 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 19,2 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 15,1 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,5 %, “peshk” me 3,6 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,7 %. Çmimet e nëngrupeve “mish” u ulën me 1,4 %, “bukë e drithëra” me 0,5 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 2,2 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Komunikimi” dhe “Shëndeti me nga 0,1 % secili, etj.

Ndryshimi mujor i indeksit është 0,9 %. Krahasuar me muajin Korrik 2016, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,3 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rriten me 12,2 % dhe nëngrupit “fruta” u rritën me 1,7 %.

Burimi: instat.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0