Grupi Balfin dhe Kastrati janë tashmë pronarët e rinj të Shoqërisë INSIG-Jeta, kompanisë më të re të sigurimeve në  Shqipëri - Business Magazine Albania

Grupi Balfin dhe Kastrati janë tashmë pronarët e rinj të Shoqërisë INSIG-Jeta, kompanisë më të re të sigurimeve në  Shqipëri


Grupi Balfin dhe Kastrati kanë finalizuar me sukses marrjen në pronësi të pjesës më të madhe të aksioneve të shoqërisë INSIG-Jeta (Sigurimi i Jetës) duke u bërë kështu pronarët maxhoritarë të kësaj shoqërie.  

Grupi Balfin, është Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri me një portofol shumë të diversifikuar dhe të suksesshëm të investimeve, me një prezencë të investimeve dhe aktivitetit të tij në mbi 10 vende të rajonit dhe më gjerë.

Biznesmeni Shefqet Kastrati, president i Kastrati Group njihet për eksperiencën që ka në fushën e sigurimeve si zotëruesi i kompanisë Albsig, një kompani e sukesshme në këtë fushë e cila e ushtron aktivitetin e saj që nga viti 2004 me shtrirje në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përfshirja e këtyrë dy grupeve të fuqishme garanton një mbështetje të sigurtë për INSIG-Jeta si në zhvillimin e tregut ashtu dhe në aftësitë paguese të kësaj kompanie.

Kompania INSIG – Jeta ka ndjekur me kujdes nevojat e tregut për shërbime sigurimi dhe do të vijojë të ofrojë të gjithë paketën e shërbimeve që mbulohen aktualisht ku përfshihen: sigurimi i jetës, i shëndetit, sigurimi në rast aksidentesh personale, sigurimi jetës dhe shëndetit në udhëtim, sigurimi i kombinuar i jetës etj, duke ruajtur shërbimin e shpejtë, korrekt dhe profesional për një klientelë maksimalisht të kënaqur.

Kjo sipërmarrje e përbashkët do të garantojë mbështetjen për ritme të reja zhvillimi të kompanisë INSIG-Jeta përmes një strategjie ambicioze për tu rritur në tregun e sigurimeve duke aplikuar konceptet më bashkohore të menaxhimit dhe shërbimit ndaj klientëve, teknologjisë së informacionit, zgjerimin e  gamës së shërbimeve me metoda dhe paketa të reja dhe përmirësim të mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve për klientët e kompanisë. Për të qenë sa më pranë klienteve, INSIG-Jeta siguron klientët e saj që do të zhvillojë produkte sipas kërkesës së klientëve ose duke ofruar atë që njihet si “tailor made insurance policy”. Gjithashtu INSIG-Jeta do te skalisë imazhin e cilësisë  si në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar duke synuar që të bëhet zgjedhja e parë e çdo klienti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0