Google ka nxitur miliona përdoruesit e Chrome që ta përditësojnë shfletuesin pasi zbuluan një sulm që i lejon hakerat të marrin kontrollin e kompjuterëve. Gjigandi teknologjik paralajmëroi se hakerat po përdorin “pop up”-e me qëllime të këqija ose website për të marrë akses në informacionet personale të viktimave.
Për këtë arsye është ndërmarrë një përditësim i cili mbyll “boshllëqet” që i bën serverat të prekshëm ndaj asaj që ekspertët e quajnë si sulmi “Dita Zero”. Emri rrjedh nga fakti se autori gjeti një dobësi të sistemit para prodhuesit duke lënë zero ditë për ta rregulluar problemin sepse serveri tashmë është kompromentuar. Përditësimi mund të kryhet duke klikuar në seksionin “Cilësimet” (Settings) në Google Chrome. Më pas klikon në opsionin “Rreth Chrome” (About Chrome) ku shfaqen përditësimet dhe mënyra për t’i shkarkuar ato.
Google këshillon përdoruesit e vet që ta përditësojnë vazhdimisht shfletuesin në versionin më të fundit për të siguruar se të gjitha masat e sigurisë janë të fundit. Këto përditësime nënkuptojnë se nuk keni nevojë të paguani për një software antivirusi sepse versioni i ri i Chrome i rregullon të gjitha dobësitë që ekzistonin më parë. Ndërkohë disa analiza nga disa kompani dhe vetë Google kanë zbuluar se në vitin 2023 ka pasur 50% më shumë sulme të tilla se një vit më parë. Në vitin 2023 afërsisht 41% e sulmeve u kryen si pjesë e përpjekjeve të spiunazhit, ndërsa 41% të tjera u kryen nga shitës komercialë. Vetëm 17% e sulmeve kishin nga pas motive financiare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.