Global Woman Club dhe Konferenca e Biznesit Global Woman vijnë në Tiranë në datat 2-3 Shtator - Business Magazine Albania

Global Woman Club dhe Konferenca e Biznesit Global Woman vijnë në Tiranë në datat 2-3 Shtator


Një paradigmë e re e fuqizimit të femrave sipërmarrëse në një shkallë globale po vjen edhe në Shqipëri! Në 2 Shtator, CEO e Global Woman, Mirela Sula, do të hapë Global Woman Club në Tiranë. Lançimi i eventit nuk do të moderohet vetëm nga Mirela, themeluese e Global Woman Magazine dhe Global Woman Club, por edhe Drejtoresha Rajonale e caktuar për Global Woman Club Albania, Sue Ivory.

Në 28 vitet e fundit, Shqipëria ka kaluar në tranzicione të mëdha. Kalimi nga një shoqëri e mbyllur në një shoqëri me qasje të hapur ka sjellë ndryshime të thella në jetën e grave dhe burrave. Janë arritur shumë piketa mbi barazinë gjinore, por përsëri statistikat tregojnë se në Shqipëri besimi i grave për të filluar biznesin e tyre është nën mesataren europiane dhe globale. Themeluesja e Global Woman, Mirela Sula beson se mbështetja e grave sipërmarrëse është thelbësore për rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe qëllimi është që të synojë mbështetjen e pronareve të bizneseve femra në të gjithë Shqipërinë. Ka shumë gra të afta në Shqipëri që kanë guximin të hyjnë në botën e biznesit dhe të shndërrohen në sipërmarrëse dhe administratore të suksesshme. Sipas INSTAT, rreth 31% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri administrohen nga gratë.

Misioni i Global Woman është të manifestojë një model të ri të fuqizimit të grave në biznes në vend dhe të mbështesë e të lidhë gratë në një shkallë globale. Global Woman Club në Shqipëri do të krijojë një kulturë mbështetjeje dhe motivimi për çdo grua që ka dëshirë të krijojë biznesin e saj, të çojë biznesin e saj në nivelin tjetër ose të zgjerojë biznesin në përmasa globale.

Lexoni edhe: Konferenca e biznesit Global Woman vjen sërish në Tiranë

Konferenca e biznesit Global Woman në Tiranë

Data: 2 – 3 Shtator

Eventi lançues i Global Woman Club në Shqipëri në 2 Shtator do të jetë pjesë e Konferencës së biznesit Global Woman në Tiranë në datat 2 dhe 3 Shtator. Një event që do të frymëzojë, inkurajojë dhe fuqizojë gratë për të krijuar dhe rritur bizneset e tyre të suksesshme në mënyrë që të fitojnë lirinë financiare. Folësit e mirënjohur në konferencë janë sipërmarrës të suksesshëm dhe udhëheqës në mbarë botën, të gjithë shumë të apasionuar pas fushës së tyre të ekspertizës dhe të lumtur që ndajnë këshilla dhe teknika cilësore për rritjen dhe fuqizimin e pjesëmarrëseve.

Rreth Global Woman Magazine, Global Woman Club dhe CEO Mirela Sula

Global Woman Magazine u themelua në vitin 2015 nga Mirela Sula, sipërmarrëse e suksesshme, fituese e disa çmimeve globale dhe autore best-selling, e cila dikur vetë ishte një grua që kishte emigruar nga Shqipëria. Mirela la gjithçka pas dhe u transferua në Londër në Mbretërinë e Bashkuar për të përmbushur një ëndërr për krijimin e një reviste globale dhe një lëvizje femërore për fuqizim. Që prej fillimit të Global Woman Magazine (dikur Migrant Woman Magazine) dhe lançimit të Global Women Clubs në 17 vende të botës pas kësaj, gjithnjë e më shumë gra në të gjithë globin po shijojnë përfitimet e të qenurit pjesë e bashkësisë ndërkombëtare në rritje të grave me Mirela Sula.

Mirela Sula “Që prej fillimit të Global Woman Clubs, gjithnjë e më shumë gra po gjejnë besimin dhe mbështetjen për të realizuar ëndrrat dhe ambiciet e tyre. Inkurajoj të gjitha gratë të bashkohen me këtë lëvizje emocionuese dhe në rritje të të gjitha kombësive, kulturave, racave dhe moshave, të krijojnë miq të rinj dhe të manifestojnë shpirtin e tyre sipërmarrës.”

Rreth Drejtoreshës Rajonale në Shqipëri Sue Ivory

Mirela Sula ka zgjedhur Sue Ivory si drejtoreshën rajonale të Global Woman Club në Shqipëri. Sue vjen nga një karrierë në arsim dhe mësimdhënie dhe ajo është gjithashtu gruaja e Zëvendës Ambasadorit Britanik në Shqipëri. Duke u rritur si një grua globale vetë, Sue ka qenë edhe më parë anëtare e Global Woman Club Nottingham.

Oferta e Global Women Club Albania

Global Woman Club Albania po ofron 10 bileta falas për të marrë pjesë në lançimin e konferencës së plotë Global Woman Club në Hotel Plaza, në Tiranë në 2 Shtator, në formën e një lotarie për lexuesit. 10 të parët që dërgojnë një email në Global Woman Club Albania, do të marrin një biletë falas. Nëse jeni të interesuar, kontaktoni Sue Ivory në [email protected]

Global Woman Club

Global Woman Club tani është aktiv në 24 qytete në të gjithë botën, me më shumë shpërndarje  përgjatë vitit 2020.

Për më shumë informacion kontaktoni Sue Ivory në [email protected]

Detajet mbi eventin dhe biletat mund të gjenden në:
https://globalWoman.globalWomanclub.com/orderform31024297

Më shumë informacion mbi Global Woman Club në Shqipëri mund të gjeni në:
https://www.facebook.com/GlobalWomanClubAlbania/

Më shumë informacion mbi Global Woman Club mund të gjeni në: https://globalWomanclub.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0