Gjermania hedh në qarkullim 5 euroshin metalik - Business Magazine Albania

Gjermania hedh në qarkullim 5 euroshin metalik


Gjermania do të vërё në qarkullim nga sot e tutje monedhat 5 euro, në formë metalike.

Gjatë prezantimit të kësaj monedhe, ministria gjermane e financave ka thënë se është tërësisht e re, jo vetëm që do të jetë pesë euro e parë në Gjermani, por edhe për shkak se do të jetë një kombinim i komponentëve metalike dhe plastike.

‘Deutsche Bundesbank’, tha se monedha do të jetë e vlefshme për të bërë të gjitha pagesat në Gjermani.

Sipas ministrisë së financave, kjo monedhë nuk do të mund të falsifikohet në asnjë mënyrë.

Njëra anë e projektuar nga Stefan Klein, përmban të gjitha kontinentet brenda rrethit blu në formë plastike, ndërsa ana tjetër metalike e projektuar nga Alina Hoyer, ka një shqiponjë që është simboli zyrtar i vendit dhe është i rrethuar me 12 yje evropiane.

 

/Telegrafi 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0