FMN shtyn lëvrimin e dy kësteve prej 73.8 mln euro

FMN shtyn lëvrimin e dy kësteve prej 73.8 mln euro


Huaja – Programi 36-mujor për Shqipërinë është miratuar më 28 shkurt 2014 dhe shoqëronte huan prej 330.9 milionë eurosh

Bordi – Aprovimi i shqyrtimeve nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë do të mundësonte lëvrimin e 73,8 milionë eurove

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka miratuar në janar dy këstet e kredisë për Shqipërinë, ashtu siç ishte parashikuar. Shkak për shtyrjen e vendimit mund të jetë bërë përjashtimi i biznesit të vogël nga taksat, reformë për të cilën FMN nuk ka dhënë mendimin “pro”. “Bordi Ekzekutiv i FMN-së pritet të diskutojë për shqyrtimin e pestë dhe të gjashtë të programit në fillim të vitit 2016. Aprovimi i shqyrtimeve do të mundësonte lëvrimin e 57,8 milionë SDR (rreth 73,8 milionë euro)”, theksohet në marrëveshjen në nivel stafi për përfundimin e shqyrtimit të pestë dhe të gjashtë të programit për Shqipërinë, më 10 nëntor 2015. Programi 36-mujor për Shqipërinë është miratuar më 28 shkurt 2014 dhe shoqëronte huan prej 330.9 milionë euro. Në konferencën e përbashkët të nëntorit, përpara largimit nga Tirana të misionit të radhës së FMN-së u bë e ditur se miratimi nga bordi drejtues i FMN-së i dy kësteve do të ndodhte në janar të 2016-s. Gjatë janarit, bordi ekzekutiv i FMN-së ka mbajtur shtatë takime për të miratuar dokumente vlerësimi për shtete të ndryshëm, por Shqipëria nuk figuron. Edhe në mbledhjen e 5 shkurtit, vendi ynë nuk është përfshirë në axhendë dhe bordi pritet të fokusohet në shtete si Zelanda e Re, Santa Luçia dhe Fixhi. Lëvrimi i kësteve, megjithëse një marrëveshje e miratuar, do të kërkojë kohë shtesë për të shqyrtuar nëse buxheti dhe paketa fiskale 2016 të miratuara nga qeveria, janë në përputhje me kushtet. “Ekipi i FMN-së arriti një marrëveshje në nivel stafi me autoritetet, për politikat që nevojiten për të përfunduar shqyrtimin e pestë dhe të gjashtë të EFF-së”, deklaroi misioni më 10 nëntor. “Konsolidimi fiskal pritet të vazhdojë në vitin 2016. Shqipëria duhet të vazhdojë të përmirësojë përmbushjen e detyrimeve tatimore nga subjektet dhe të zgjerojë bazën tatimore për të mbështetur konsolidimin fiskal dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit në periudhën afatmesme, duke krijuar në të njëjtën kohë hapësirë fiskale për shpenzime produktive”, theksonte deklarata e FMN-së.

/Gazeta Shqip/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0