Flet eksperti i turizmit: Trendi i udhëtimeve këtë vit është brenda 20-orëve. Ja paketat më të mira - Business Magazine Albania

Flet eksperti i turizmit: Trendi i udhëtimeve këtë vit është brenda 20-orëve. Ja paketat më të mira

Erjan Guxha, ose siç të gjithë e njohim Erjan, theguide, është tepër pasionant për udhëtimet. E ka nisur studimin e tregut dhe të turizmit vite më parë duke e gjetur veten si një nga promotorët kryesorë të shfaqjes së vlerave shqiptare në turistët e huaj që preknin tokën shqiptare. Si një ekspert turizmi Erjani ka ditur të përçojë jo vetëm vlerat e një vendi por po ashtu duke ndërmarrë nisma të reja të cilat ndihmojnë edhe në ekonomi. Që prej disa vitesh ai publikon shpesh udhëtimet e tij duke qenë qendër orientimi edhe për të tjerët ata të cilët duan të përzgjedhin udhëtimet e duhura.
Një nga rekomandimet kryesore që ai jep është që të rinjtë ose të rejat të udhëtojnë brenda 24- orëve në vende që janë lehtësisht të frenkuentueshme.

Si menaxhohet një udhëtim një ditor?
Erjan Guxha: Udhetimi një ditor ka efekte pozitive në jetën tonë sepse së pari nuk jemi të privuar nga marrja e lejës në vendin e punës. Dua të theksoj që janë udhëtime avanture dhe jo relaksuese. Pra, ti duhet të nxitosh për të vrapuar drejt trenit apo orareve. Është një mundësi e mirë për ata që kanë thjesht një ditë pushimi dhe që duan të dalin prej së zakonshmesh.

Cila është proçedura që ndjekin dhe a ka ndërlikime udhëtimi brenda së njëjtës ditë në një shtet tjetër ?
Erjan Guxha: Unë jam i lumtur që dëgjoj sa më shumë udhëtime një ditore dhe shpesh edhe në aeroporte dëgjohen që janë për udhëtime një ditore. Kjo krijon një lidhshmëri edhe pse shpesh pyesni në kontrollin policor se ku janë akomodimet dhe duhet t’ua shpjegosh edhe njëherë që jemi për një udhëtim një ditor .

A ndikon udhëtimi një ditor në ekonominë e një vendi dhe si shfaqet kjo edhe tek kompanitë ajërore?
Erjan Guxha: Kompanive të fluturimit ndoshta nuk ju intereson por kjo është në varësi të politikave të tyre pasi kjo e disbalancon tregun. Nëse janë njëmijë kërkesa vajtje ardhje brenda ditën zihet avioni me këta turistë dhe normalisht kjo ndikon edhe tek udhëtarët që duan udhëtime me të gjata. Kjo ka ndikuar që kaq shpesh të kemi edhe anullime udhëtimesh.

Cili qytet europian është shumë fleksibël për tu vizituar brenda një ore?
Erjan Guxha: Nje nga udhëtimet brenda ditës që unë e praktikoj vetë dhe që e rekomandoj për të gjithë është Roma. Brenda së njëjtës ditë në Romë mund të shkosh te argëtohesh të jetosh në ato orë në një qytet aq antik dhe të bukur dhe mund të rikthehesh sërish po ashtu edhe Milano por ky qytet ndoshta ja vlen më tepër për blerje se sa për një udhëtim aventurë. Por patjetër që ka edhe qytete të tjera si, Brukseli, Venecia etj.

Sa është kostoja për të udhëtuar vajtjte dhe ardhje në Romë?
Erjan Guxha: Ka një kosto që mendoj se e përballon xhepi i kujtdo që ka qejf udhëtimet. Vetëm udhëtimi mund të shkojë 43 euro, 15 euro mund të shkojë dreka dhe ndonjë blerje që mund të bëjnë të gjithë maksimumi i shpenzimit është 60-70 euro. Ky është përfitimi i një udhëtimi brenda ditës dhe kthimi sërish në shtëpi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0