Fituesja e çmimit Nobel i quan Mark Zuckerbergun dhe Elon Muskun... - Business Magazine Albania

Fituesja e çmimit Nobel i quan Mark Zuckerbergun dhe Elon Muskun…

Gazetarja Maria Ressa u ka dhënë epitete “interesante” Mark Zuckerberg dhe Elon Musk në një fjalim në festivalin letrar Hay në Powys.

“Vëllezërit e teknologjisë si Mark Zuckerberg dhe Elon Musk janë diktatorët më të mëdhenj”, ka thënë Maria Ressa, e cila fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 2021 për mbrojtjen e lirisë së medias.

Gazetarja amerikano-filipinase ka kaluar disa vite duke luftuar akuzat e ngritura gjatë administratës së atëhershme të presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, por tha se Duterte “është një diktator shumë më i vogël në krahasim me Mark Zuckerberg dhe Elon Musk”.

Duke folur në festivalin letrar Hay në Powys, Ressa tha se Zuckerberg dhe Musk kanë “dëshmuar se ne të gjithë, pavarësisht nga kultura, gjuha apo gjeografia, kemi shumë më tepër të përbashkëta se sa dallime, sepse ne të gjithë po manipulohemi në të njëjtën mënyrë”.

Platformat e mediave sociale kanë aftësinë të “ndryshojnë mënyrën se si ndihemi”, tha ajo, e cila nga ana tjetër “ndryshon mënyrën se si e shohim botën dhe ndryshon mënyrën se si veprojmë”.

Ressa tha se bisedat rreth politikave të identitetit në internet kanë shkaktuar raste të ngjashme të polarizimit në të gjithë botën. Këto debate inkurajojnë “llojet e pyetjeve që ne mendojmë se janë vullneti ynë i lirë – por nuk janë”, tha Ressa. telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0